Bota

Deputeti i sapozgjedhur iranian vdes nga koronavirusi

29 Shkurt 2020, 10:21 Nga DOSJA
Deputeti i sapozgjedhur iranian vdes nga koronavirusi

IRAN– Mohammad Ali Ramazani Dastak, deputet i sapozgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 11-të në provincën Gilan të Iranit, ka vdekur nga koronavirusi, kanë shkruar mediat iraniane.

Mohammad Ali Ramazani Dastak ishte veteran i luftës 7-vjeçare midis Irakut dhe Iranit. Zgjedhjet e 11-ta parlamentare në Iran u mbajtën më 21 shkurt. Konservatorët fituan zgjedhjet parlamentare. Pjesëmarrja e votuesve ishte 42.5%. Rreth 15 nga anëtarët e parlamentit aktual do të marrin pjesë në raundin e dytë  të zgjedhjeve, të planifikuar për 17 Prill. Dymbëdhjetë vendet mbetën bosh pas raundit të parë të zgjedhjeve. Për më tepër, 223 konservatorë, 16 reformatorë, 36 kandidatë të pavarur janë zgjedhur në parlament.

Irani është një nga vendet e fundit, i prekur nga koronavirusi që përhapet me shpejtësi. Sipas raportimeve të fundit nga zyrtarët iranianë, mbi 380 njerëz janë infektuar, 34 njerëz tashmë kanë vdekurm, tashmë mes viktimave është edhe deputeti i sapozgjedhur Mohammad Ali Ramazani Dastak.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Burimi: en.trend.az

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iran mohammad ali ramazani vdes deputeti iranian nga virusi iran mohammad ali ramazani vdes deputeti iranian nga virusi

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 19:37

Koronavirusi/ Nis dizefektimi i rrugëve në Iran

IRAN- Ditën e sotme, zjarrëfikëset në Iran kanë dizenfektuar të gjitha rrugët e Ahvaz për shkak të përhapjes së sëmundjes së koronavurusit. Siç shihet ed...