Bota

Katër të infektuar nga koronavirusi/ SHBA njofton rritjen e prodhimit të dorezave dhe maskave

29 Shkurt 2020, 10:45 Nga DOSJA
Katër të infektuar nga koronavirusi/ SHBA njofton rritjen e prodhimit

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump, një republikan që kërkon rizgjedhjen më 3 nëntor, është përballur me kritika nga demokratët për përgjigjen e administratës së tij ndaj shpërthimit të koronavirusit.

Koronavirusi vdekjeprurës tashmë nuk ka “kursyer” as Amerikën ku janë regjistruar edhe 4 rastet e para të personave të infektuar me koronavirus.

Për këtë shkak Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) Aleks Azar ka deklaruar para ligjvënësve se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një rezervë prej 300 milion maskash ​​për fytyrën N95 – pajisje mbrojtëse të frymëmarrjes, për punonjësit e mjekësisë në mënyrë  që  të luftojnë përhapjen e virusit. Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë vetëm një pjesë të këtij numri në dispozicion për përdorim të menjëhershëm, dëshmoi Azar.

Gjatë një telefonate ndërinstitucionale të mërkurën, zyrtarë të HHS dhe Departamentit të Sigurisë së Atdheut (DHS) diskutuan mundësinë e thirrjes së Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes për prodhimin e “pajisjeve mbrojtëse personale” që mund të përdoren  për të parandaluar infeksionin, sipas një zyrtari të DHS .

Pajisjet e tilla mund të përfshijnë maska, doreza dhe kostume për trupin. Azar tha në një seancë të Kongresit të mërkurën se Kina kontrollon shumë nga lëndët e para, si dhe kapacitetin prodhues në lidhje me maskat e fytyrës.

“Shumë pak nga këto gjëra dukshëm janë bërë në Shtetet e Bashkuara, kështu që nëse ne do të jemi në gjendje të prodhojmë, ajo mund të bëhet e vështirë.”-  është shprehur Azar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi që administrata po hulumtonte përdorimin e ligjit për të nxitur prodhimin e veshjeve mbrojtëse. Të dy zyrtarët e DHS dhe Shtëpia e Bardhë kërkuan anonimitet për të diskutuar çështjen.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Burimi: cnbc 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleks azar donald trump koronavirusi ne shba aleks azar donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 19:37

Koronavirusi/ Nis dizefektimi i rrugëve në Iran

IRAN- Ditën e sotme, zjarrëfikëset në Iran kanë dizenfektuar të gjitha rrugët e Ahvaz për shkak të përhapjes së sëmundjes së koronavurusit. Siç shihet ed...