Bota

SHBA dhe talibanёt nёnshkruajnё marrёveshjen

29 Shkurt 2020, 14:58 Nga DOSJA
SHBA dhe talibanёt nёnshkruajnё marrёveshjen

Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni në Doha, nga drejtuesi i negociatave për palën amerikane, Zalmay Khalisazad dhe kreu negociues i talibanëve, Abdul Ghani Baradar. Marrëveshja parashikon tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani brenda 14 muajsh. Me këtë marrëveshje duhet të marrë fund edhe konflikti 20 vjeçar në Afganistan.

Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, i cili udhëtoi në Doha për marrëveshjen, u shpreh, se ajo hap rrugën për një paqe të qëndrueshme në Afganistan. „Ne qëndrojmë në fillim”, tha Pompeo të shtunën duke theksuar, se ulja e ndjeshme e dhunës do të krijojë kushtet për paqen. Pompeo paralajmëroi talibanët të mos e shohin marrëveshjen si pranim të dështimit të SHBA-së. „E di që joshja do të jetë e madhe, për ta deklaruar këtë si një fitore. Por një fitore për afganët do të arrihet, vetëm nëse ata jetojnë në paqe dhe mirëqenie”, tha Pompeo. Presidenti amerikan, Trump kishte apeluar një ditë më parë të kapej ky shans për paqen dhe një të ardhme të re.

Një zëdhënës i talibanëve foli të shtunën për një „ditë historike” për Afganistanin. SHBA kanë garantuar sipas tij lirimin e 5000 të burgosurve talibanë.

 

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afganistan doha marrevehsja talibanet mike pompeo shba afganistan doha marrevehsja talibanet mike pompeo shba

Sondazh

Poll