Bota

Lajmi i mirë nga Izraeli: Vaksina kundër koronavirusit do të jetë gati për 3 javë

29 Shkurt 2020, 14:51 Nga DOSJA
Lajmi i mirë nga Izraeli: Vaksina kundër koronavirusit do të

IZRAEL– Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve në mbarë botën, dhe vijon të shtojë çdo ditë e më shumë rastet e reja të personave të infektuar.

Për këtë shkak qeveritë e të gjitha vendeve ku janë regjistruar viktima dhe të prekur nga koronavirusi po punojnë për krijimin e vaksinës kundër këtij virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë sëfundmi shkencëtarët izraelitë kanë thënë të bindur se vaksinën duhet ta krijojnë brenda 3 javësh.

“Ne duhet të kemi një vaksinë kundër koronavirusit  brenda 3 javësh.”- kanë deklaruar shkencëtarët izraelit.

Studiuesit izraelitë janë javë larg nga zhvillimit të një vaksine kundër COVID-19, deklaroi Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë Ofir Akunis, duke shtuar se vaksina mund të jetë e gatshme brenda tre javësh dhe të hyjë në treg 90 ditë më vonë.

“Urime MIGAL (Instituti i Kërkimeve Galile) për këtë përparim tërheqës. Unë jam i sigurt se do të ketë përparim të mëtejshëm të shpejtë, duke na mundësuar të sigurojmë një përgjigje të nevojshme ndaj kërcënimit të rëndë global COVID-19.”- tha Akunis.

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve MIGAL Galilee kanë zhvilluar një vaksinë për katër vjet kundër një koronavirusi për shpendët e quajtur virusi bronkit infektiv (IBV) dhe kohët e fundit vërtetuan efektivitetin e tij në provat klinike.

Shkencëtarët zbuluan se COVID-19 ka shumë ngjashmëri me koronavirusin e shpendëve, si dhe të njëjtin mekanizëm infeksioni, i cili do t’i lejojë ata të përshtatin vaksinën e koronavirusit të shpendëve në një vaksinë të koronavirusit njerëzor brenda një kohe të shkurtër.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Burimi: theyeshivaworld

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne izrael vaksina kunder koronavirusit koronavirusi ne izrael vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll