Bota

Paniku ka “mbërthyer” botën/ Bill Gates: Koronavirusi mund të jetë patogjeni i shekullit për të cilin jemi shqetësuar

29 Shkurt 2020, 16:01 Nga DOSJA
Paniku ka “mbërthyer” botën/ Bill Gates: Koronavirusi mund

SHBA– Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates tha se koronavirusi që ka vrarë afro 3000 mijë njerëz dhe ka infektuar më shumë se 83,700 në rang global mund të jetë “patogjeni i një shekulli për të cilin ne kemi jemi shqetësuar prej kohësh”

“Mund të jetë patogjeni i shekullit të ri të cilit bota shkencore i trembej shumë. Shpresoj se nuk është aq i rrezikshëm, por duhet ta marrim si të mirëqenë, deri sa të provohet e kundërta. Para së gjithash, ai vret edhe njerëz të tjerë përveç të moshuarve apo njerëzve me probleme shëndetësore, gjithashtu edhe të rritur të shëndetshëm.  Ka nje normë të lartë eksponenciale në rritje në përhapje, 1 person i infektuar e transmeton virusin te 2-3 persona dhe shkalla e vdekshmërisë “është shumë më e lartë se ajo e një gripi tipik sezonal“.- u shpreh  Gates.

Gates dhe gruaja e tij, Melinda, themeluan Fondacionin “Bill dhe Melinda Gates” në vitin 2000 për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit në botë dhe për të luftuar varfërinë ekstreme. Fondacioni njoftoi  më 5 shkurt se do të dhurojë 100 milion dollarë për të ndihmuar në gjetjen dhe zgjerimin e testimit për virusin, veçanërisht për popullsitë më të varfra.

Sipas Gates, COVID-19 paraqet një kërcënim serioz për botën sepse është shumë më vdekjeprurëse dhe ngjitëse sesa shumë viruse të tjera vdekjeprurëse.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Burimi: cnbc

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates koronavirusi ne bote bill gates koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll