Aktualitet

Zbardhen DETAJET/ Ja si i ndihmoi vajza e Eli Farës dy trafikantët e drogës që t’i arratiseshin policisë, braktisën maki

29 Shkurt 2020, 13:24 Nga DOSJA
Zbardhen DETAJET/ Ja si i ndihmoi vajza e Eli Farës dy trafikantët e

TIRANE- Roxhensa Kapurani, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara akuzohet nga prokuroria se ka ndihmuar dy djemtë, Elisjon dhe Emir Breza të arratisen kur po ndiqeshin nga policia për trafik droge. Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, dy djemtë më 24 dhjetor 2019 po kalonin drogë në Lezhë. Në momentin që Elisjon dhe Emir Brezës, bashkë me një person tjetër të njohur si ‘Alban’, iu është bërë me shenjë të ndalojnë, kanë braktisur makinën me hashash në një parking në qytet.

Marina Fara, tashmë ka mbi supe masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”, ndërkohë që policia ka kontrolluar banesën e saj, por nuk ka gjetur asgjë implikuese. Ajo akuzohet se ka ndihmuar Elisjon dhe Emir Brezën të arratisen, pasi lanë makinën tek parkingu.

Sipas të dhënave nga hetimi, pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, e cila ka shkuar t’i marrë bashkë me shoqen e saj, Elisjonin dhe Ermir Brezën.

Marina Fara është një nga emrat që zbulohet pas finalizimit të operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestua edhe botuesi i njohur, Henri Cili. Fara ka kohë që nuk shihet me një mashkull pas ndarjes me biznesmenin Edi Ismaili. Ende nuk ka një reagim prej saj për këtë çështje, ku është e përfshirë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elisjon breza ermir breza marina fara operacioni mezhgorani elisjon breza ermir breza marina fara operacioni mezhgorani

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 09:55

PËRMET– Një ditë pas arresimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili. Çili ë...