Aktualitet

Kunati i Çilit, personazhi KYÇ i ‘Mezhgoranit’, Gazmir Ajdinaj njihej me Arbion Alikon, mori në Lazarat tritol për shpë

29 Shkurt 2020, 11:46 Nga DOSJA
Kunati i Çilit, personazhi KYÇ i ‘Mezhgoranit’, Gazmir

TIRANË- Kunati i botuesit Henri Çili, Gazmir (Enri) Ajdinaj është personazhi kyç i dosjes hetimore të prokurorisë për operacioni “Mezhgorani”, i finalizuar më 27 shkurt. Janë disa episode, që zbardhen sot ekskluzivisht nga “Dosja.al”, ku Gazmir Ajdinaj përfshihet jo vetëm si kontakt mes Adil Alikos dhe Henri Çilit, por edhe në gjetje të sasive të eksplozivit, rrahje personash me pagesë, falsifikim parash, dhe marrje të tritolit për llogari të Arbion Alikos. Ai bashkëpunon me dy vëllezërit, Emir dhe Elisjon Breza nga Fushë-Kruja të cilët i gjejnë ato që kërkon, përfshirë këtu edhe kanabisin. Ndërkohë që, Arbion Aliko i siguron lëndë shpërthyese në Lazarat, ku Ajdinaj, takon Adil dhe Amarildo Aliko, (i arrestuar dje), dhe më pas teksa largohet, ai prangoset bashkë me lëndën shpërthyese. 

Konkretisht në dosjen hetimore thuhet se: “1.11. Përsa i përket shtetasit Gazmir (Enri) Ajdinaj rezulton se komunikon me numrin e telefonit celular 069 33****4, i cili i ka kërkuar sende që hedhin pallate në shesh dhe hedhin gjëra në erë. Më datë 02.11.2019 komunikon me shtetasin që ka në përdorim numrin celular 06946****1, për të shkuar në Fushë-Krujë me qëllim marrjen e një sasie edhe më të madhe lënde narkotike nga Gazmiri, Emiri dhe Elisjoni, për marrjen e të cilët njoftojnë më pas të afërmit e tyre, por që nuk është arritur të sekuestrohet. 1.15 Komunikimet me shtetasin Arbion Aliko, i cili ka telefonuar nga burgu i Burrelit dhe i shtetasit Gazmir Ajdinaj kryhen dhe për një sasi lënde eksplozive, që do të siguroheshin nga kushërinjtë e tij në Lazarat dhe palët kanë lënë takim për ditën e diel. Më datë 23.02.2020 shtetasi Gazmir Ajdinaj takohet me shtetasit Adil Aliko dhe Amarildo Aliko nga të cilët merr disa sende dhe niset drejt Tiranës. Në Tepelenë ky shtetas ndalohet dhe nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur dhe sekuestruar dy kallëpe me lëndë plasëse, fitil përcjellës dhe sende të tjera të jashtëligjshme.”.

Është e paqartë njohja paraprake mes Arbion Alikos dhe Gazmir Ajdinajt, duke zgjeruar kështu hartën e këtij grupi, që ka qenë ura lidhëse mes tij dhe të atit, Adilit.

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit, por edhe përfshirje në trafikun e drogës, falsifikimin e monedhave. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi komunikonte me një nga të ndaluarit. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbion aliko arrestohet henri cili gazmir ajdinaj operacioni mezhgorani arbion aliko arrestohet henri cili gazmir ajdinaj operacioni mezhgorani

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 09:55

PËRMET– Një ditë pas arresimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili. Çili ë...

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 08:25

TIRANË– Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani”, nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjer...