Aktualitet

29 Shkurt 2020, 09:55 Nga DOSJA

PËRMET– Një ditë pas arresimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili. Çili është marrë në pyetje për 1 orë e gjysmë nga OPGJ në Policinë e Gjirokastrës lidhur me akuzat se do të ndikonte tek Gjykata e Lartë për lirimin e Arbjon dhe Alban Alikos.

Botuesi është shprehur se është i pafajshëm dhe se nuk kishte kryer asnjë shkelje ligjore. 

“Unë nuk kam kryer asnjë shkelje. Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte. Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara. Nuk kam dijeni për akuzat e Prokurorisë. Provat e Prokurorisë do t’i kundërshtoj në momentin e duhur,”-është shprehur botuesi. 

Ndërsa avokati i tij, Andi Duraj është shprehur se klienti i tij,  Henri Çili nuk është arrestuar por është vetëdorëzuar në Polici. Duraj ka këmbëngulur se klienti i tij është i pafajshëm.

“Po të kishte korrupsion nuk do ishte kjo çështje në Përmet. Prej 24 orëve askush se pyet. Klienti im nuk është arrestuar por është  vetëdorëzuar në Polici, mbrëmbjen e të enjtes rreth orës 22.00,”-është shprehur avokati i tij.

Ndërkohë që në rrjet kanë ‘plasur’ reagimet lidhur me arrestimin e tij. Presidenti Ilir Meta u shpreh se ai duhet të përballej me drejtësinë nëse ka kryer vepër penale, ndërsa PD-ja me anë të Çlirim Gjatës kërkoi emrin e zyrtarit të lartë, me të cilin botuesi u takua. 

Togat e zeza do të japin ditën e nesërme masën e sigurisë për Henri Çilin në Gjykatën e Përmetit. 

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar dje gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 23 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi duraj arrestohet henri cili flet henri cili henri cili andi duraj arrestohet henri cili flet henri cili henri cili

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 08:25

TIRANË– Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani”, nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjer...