Aktualitet

E shpëton peshqiri/ Faji i 13 viteve më parë përndjek shqiptarin, gjykohet për grabitjen me dhunë. Terrorizuan 11-vjeçari

29 Shkurt 2020, 09:38 Nga DOSJA
E shpëton peshqiri/ Faji i 13 viteve më parë përndjek

SPANJË– Aleksandër Nikolla, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për sulmin me dhunë ndaj një shtëpie në vitin 2007 do të lirohet nga burgu pasi Gjykata e Toledos e ka liruar nga akuzat për grabitje dhe sulme seksuale. Sapo të dalë nga burgu shqiptari do të kthehet në Shqipëri pasi është kapur teksa qëndronte në vend ilegalisht dhe si pasojë iu vunë prangat më 29 maj të vitit 2018.

Por si është përfshirë ai në ngjarje e cila është “thembra e Akilit” për të?

Gjykata ka vendosur se nuk ka asnjë dyshim që Aleksandri ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur në 14 shtator të vitit 2007, dhe për këtë vepër shqiptari e ka kryer dënimin gjatë periudhës së paraburgimit. Por kleçkla qëndron tek akuzat për sulm seksual…

Në vendimin prej 20 faqesh që ka marrë Gjykata për shqiptarin, shpjegohet se nuk janë siguruar provat e nevojshme për të vërtetuar se një nga të dhunuesit ka qënë Aleksandri. Ai akuzohet vetëm nga pjesëtarët e famijes dhe sepse në të njëjtën dhomë ku ata u gjetën fshehur është gjetur edhe një peshqir me AND-në e tij. Por kjo nuk ka qënë provë e mjaftuesve.

E zonja e banesës nuk e ka parë kush e ka abuzuar seksualisht pasi e kishte të mbuluar fytyrën me peshqirin por është shprehur se i pranishëm në dhomë ka qënë shqiptari dhe një person tjetër.

Avokati i Aleksandrit, Francisco Miguel Galiana vë në dyshim vlefshmërinë e kampionit gjenetik të marrë 13 vite më parë.

Si ndodhi grabitja dhe sulmi seksual?

Vila u grabit nga tre persona. Të gjithë kapën të zotët e shtëpisë dhe djalin e tyre të mitur dhe i futën në një banjo të banesës. Pastaj viktima e tyre ishte e zonja e shtëpisë, e cila tregon sesi tentuan që ta përdhunonin.

“Më hodhën në tokë por nuk mundën të më përdhunonin pasi bëra rezistencë. Pasi e panë që ishte e pamundur, më kapën flokët dhe më detyruan që t’i kryeja veprime të turpshme. Ndërsa njëri prej tyre më futi gishtat nëpër vaginë”,- tha viktima duke qarë në sallën e gjyqit. Edhe njëherë ajo tha se nuk e kishte parë se kush ishte agresori i saj por u shpreh se ai ishte më i gjati nga të tre grabitësit.

Më pas ajo shtoi se atë natë grabitësit kishin marrë 600 ose 800 euro që i shoqi kishte me vete në portofolin e tij dhe 2,000 euro të ruajtura në një mobilje në banesë.

Pse u arrestua kaq vonë shqiptari?

Në vitin 2009, dy vjet pas sulmit në shtëpinë e Toledos, shqiptari u arrestua në Francë por deri në vitin 2017 nuk u bë krahasimi i profilit gjenetik. Pasi u lirua nga Franca, ai u vendos në Maqedoni ku u arrestua dhe u ekstradua në Spanjë.

Momente pikante në sallë

Shqiptari ka treguar një sjellje të ashpër gjatë gjyqit ndaj tij në Spanjë. Teksa po hynte në sallën e gjyqit ai ofendoi një fotoreporter që po e priste në derën e ndërtesës duke e quajtur: bir k*rve! Ndërsa në sallë tha vetëm tre fjali, të cilat ia transmetoi gjyqtarit një përkthyes: Unë do t’i përgjigjem pyetjeve tuaja me anë të avokatit. Unë nuk i pranoj akuzat dhe ‘S’kam asgjë për të dhënë.

Burimi: abc.es

Përshtati në shqip K.M/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander nikolla francisco miguel galiana grabitja sulmi seksual aleksander nikolla francisco miguel galiana grabitja sulmi seksual

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 08:25

TIRANË– Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani”, nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjer...