Aktualitet

Dosja-Mezhgorani, tritol për shpërthim pallatesh, para false, laborator droge, rrahje me pagesë, roli i Çilit dhe kunatit

29 Shkurt 2020, 11:28 Nga DOSJA
Dosja-Mezhgorani, tritol për shpërthim pallatesh, para false,

TIRANË- Trafik droge, falsifikim parash, rrahje me pagesë, kontrata të manipuluara pronash, e takimi me zyrtarin e lartë për të liruar vëllezërit Aliko, janë disa nga fragmentet e dosjes hetimore në ngarkim të të arrestuarve të operacionit ‘Mezhgorani’.Dosja.al” zbardh sot të plotë dosjen ku u arrestua botuesi Henri Çili, dhe 28 persona të tjerë, përfshirë këtu kunatin, Gazmir Ajdinaj dhe biznesmenin Sait Fishta. Në fashikullin 1.13 të materialit të prokurorisë, përmendet edhe bashkëshortja e Henri Çilit, Pranvera, e motra e Gazmirit, e cila bisedon me të vëllain në fillim të muajit dhjetor 2019, dhe pasi ky i fundit e vë në dijeni se i shoqi do të marrë 750 mijë euro për të liruar nga burgu Arbion dhe Aliko, thotë se këto janë shumë para.  Ndërkohë që Gazmir Ajdinaj, rezulton i përfshirë në një sërë ngjarjesh të paligjshme, përfshirë edhe gjetje tritoli për të bërë shpërthim pallatesh. 

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit, por edhe përfshirje në trafikun e drogës, falsifikimin e monedhave. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi komunikonte me një nga të ndaluarit. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adil aliko arrestohet henri cili gazmir ajdinaj pranvera ajdinaj sait fishta adil aliko arrestohet henri cili gazmir ajdinaj pranvera ajdinaj sait fishta

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 09:55

PËRMET– Një ditë pas arresimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili. Çili ë...

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 08:25

TIRANË– Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani”, nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjer...