Aktualitet

RRAHJE për 5 mijë €, zbardhet EPISODI… Fieraku donte të bënte për spital komshiun dhe foli me kunatin e Çilit/ ‘Dogj

29 Shkurt 2020, 12:20 Nga DOSJA
RRAHJE për 5 mijë €, zbardhet EPISODI… Fieraku donte

TIRANË- Refat Stani nga Fieri kërkoi ndihmën e Gazmir Ajdinajt për të rrahur me pagesë një fqinjin e tij në Fier. Kunati i botuesit, Henri Çili rezulton se është një nga personat që mbaronte punë për eksponentë të ndryshëm të botës së krimit, në këmbim të një sasie parash. Gjetje tritoli, rrahje me pagesë, lirim të burgosurish nga burgu, falsifikim monedhash janë disa nga aktivitetet e Gazmir Enri Ajdinaj.

Në dosjen hetimore që publikohet sot ekskluzivisht nga “Dosja.al”, zbulohen dy episode. I pari është ai i bisedës me Refat Stanin. Konkretisht në dosje thuhet se: “Ai komunikon dhe me person që ka në posedim numrin celular 068 53****, i identifikuar si Refat Stani, i cili i kërkon që të dhunojnë një person në Fier kundrejt një pagese prej 5000 euro. Këto shtetas janë takuar më 19.11.2019 por për shkak se kanë dalë të njohur nuk kanë kryer ndonjë veprim. Më pas, shtetasi Enri Ajdinaj ka komunikuar me dy persona të tjerë në Kamëz për t’i dërguar për të rrahur një person në Fier kundrejt 500 eurove. “

Më tej, prokuroria zbulon edhe arsyet e arrestimit të noteres Shpresa Gjoçi. Shumëkush ka pyetur dje, pse u desh arrestimi i noteres, e cila ka bërë një procedurë standarte pune me kontratat e dhurimit të pronave nga Adil Aliko tek Henri Çili. Arsyet janë gjetiu… Në Fier, Refat Stani, bashkë me Shpresa Gjoçin kanë kryer falsifikim dokumentesh. Me para të siguruara nga aktiviteti kriminal, Refat Stani ka blerë me para cash një apartament për 50 mijë euro, ndërsa deklarata është bërë sikur paratë janë paguar jashtë zyrës. Në dosje thuhet se:

”Pasi nga gjykata është lejuar vendosja në përgjim dhe të numrit të telefonit 068 53****, i cili përdoret nga Refat Stani, nga përmbajtja e bisedave të përgjuara të numrin rezulton se ky shtetas ka blerë me para Cash një apartament në Tiranë, para të cilat janë produkt i veprimtarive të paligjshme, dhe i ka paguar një shumë prej 5 mijë euro dy personave me qëllim për të dëmtuar rëndë një fqinj të tij, në fshatin Mbyet Fier, persona të cilët janë nën hetim nga prokuroria e Fierit. Refat Stani, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale të “Falsifikim i dokumenteve” në bashkëpunim, pasi bashkë me noteren Shpresa Gjoci edhe pse apartamenti në Tiranë është blerë me para në dorë, kundrejt vlerës prej 50 000 euro, është përpiluar një deklaratë noteriale nga ku rezulton se sikur kjo shumë është paguar jashtë zyrës noteriale në vitin 2014.”

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit, por edhe përfshirje në trafikun e drogës, falsifikimin e monedhave. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi komunikonte me një nga të ndaluarit. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili gazmir ajdinaj operacioni mezhgorani refat stani shpresa gjoci arrestohet henri cili gazmir ajdinaj operacioni mezhgorani refat stani shpresa gjoci

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 09:55

PËRMET– Një ditë pas arresimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili. Çili ë...

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 08:25

TIRANË– Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani”, nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjer...