LIVE UPDATES
Aktualitet

Grupi i Mezhgoranit me laborator droge afër xhamisë në Shkodër, hashashi nga i gjithë vendi mblidhej me mushka që nga Heka

29 Shkurt 2020, 12:57 Nga DOSJA

Të arrestuarit e grupit Mezhgorani, ku u prangos edhe botuesi Henri Çili, kishin krijuar një linjë të mirëfilltë të trafikut të drogës. Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, ata e mblidhnin drogën për t’a çuar më pas në Malin e Zi. Të dhënat e dosjes, që publikohen sot për herë të parë nga Dosja.al, zbulojnë se janë Ermir dhe Elisjon Breza, dy bashkëpunëtorët kryesorë të kunatit të Henri Çilit, Gazmir (Enri) Ajdinaj. Bashkë me Ajdinajn, ata merreshin me trafik lënde narkotike, për të furnizuar një laborator droge, që është krijuar nga grupi në Dajç të Shkodrës, pranë Xhamisë. Konkretisht në dosje thuhet se:

“Nga përmbajtja e bisedave të përgjuara dhe të kryera ka rezultuar se shtetasit Ermir Breza dhe Elisjon Breza, që nga data 11.11.2019 ato po përgatiten për të marrë një ngarkesë edhe më të madhe lënde narkotike cannabis sativa, se ajo e sekuestruar prej 74 kg, në qytetin e Tepelenës. Për këtë qëllim këto shtetas kanë komunikime të vazhdueshme me personat që kanë në përdorim numrat celular 0692****** dhe 06929****8, të cilët mendohet se janë nga qyteti i Fushë-Krujës. Nga përmbajtja e bisedave të përgjuara rezulton se këto shtetas furnizojnë me lëndë të dyshuar si narkotike shtetasit Elisjon Breza dhe Ermir Breza, lëndë e cila po grumbullohet në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur Dajç, në një zonë pranë xhamisë. Referuar përmbajtjes së bisedave të përgjuara dyshohet se këto shtetas posedojnë një laborator për përpunimin e lëndës narkotike të cilën e marrin nga qytetet Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Ballsh dhe Shkodër, të cilën më pas dyshohet se e eksportojnë në Mal të Zi, (pasi nga bisedat e Zia Bezës rezulton se ai flet për para të cilat i ka marrë nga automjeti me targa malazeze).

Arrestimi i Brezajve, policia i lejoi të kalonin me drogë për të mos dekonspiruar operacionin

Në fashikullin 1.18, zbulohet se më 24 dhjetor 2019, grupi po kalonte një sasi droge në Lezhë me 3 makina. Në dosje thuhet se për të mos prishur operacionit, ata kanë kaluar, por më pas kanë mundur të largohen pa u arrestuar, pavarësisht se iu shtë bërë shenjë ndalimi. Konkretisht zbulohet se: “Nga bisedat e përgjuara dhe nga ndjekja në terren me metoda special ka rezultuar se më datë 23.12.2019 shtetasit Elisjon Breza dhe Ermir Breza dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët thërriten me emrat “Rimi”, i cili ka në përdorim numrin celular 0694*****1 për të cilin prokuroria ka autorizuar përjgimin më datë 23.12.2019 ora 19:00 dhe “Alban”, lëvizin së bashku me tre automjete. Me qëllim për të mos dekonspiruar operacionin dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, këto automjete janë lejuar të lëvizin. Në momentin që drejtuesve të mjeteve u është bërë me shenjë të ndalojnë, ato janë braktisur nga drejtuesit, të cilët janë fshehur. Gjithashtu, këto shtetas kanë fshehur në një parking në qytetin e Lezhës automjetin me targa AA 887 ZM.”.

Në këtë moment, pasi kanë mundur të largohen pa u kapur, dy Brezajt kanë folur me familjarët dhe të dashurat, por ishin nën përgjim. Pasi kanë kërkuar një makinë, ata janë ndjekur nga policia, që ka bërë arrestimin e tyre. Në dosje thuhet se: “Që nga momenti i arratisjes shtetasit Elisjon Breza dhe Ermir Breza me numrin e telefonit celular 0693*****8 komunikojnë me të dashurat dhe familjarëve të tyre, të cilëve u kërkojnë një automjet për të transportuar bashkëpunëtorët e tjerë. Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara nga ky numër celulari ka rezultuar se ai komunikon me shtertasen e cila ka në përdorim numrin e celularit 069 3*****2, të cilës i kërkon që t’a ndihmojë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e bisedave të përgjuara dhe nga ndjekja me metoda special të shtetasve të përmendur është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Ermir Breza, Albano Kalei, Irini Ruçi dhe janë sekuestruar një sasi prej 51 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.”

Albano Kalei dhe Kristi, dy aleatët e trafikantëve…por kush është Adi, Qorri e Lajdi? Droga nga Hekali transportohej me mushka

Albano Kalei ishte shitës kartash telefoni, ndërsa Kristi, një nga të dashurat e Elisjon Brezës. Edhe ajo është e arrestuar, dhe përkon me emrin e Kristina Bashit. “Sikurse ka rezultuar nga përmbajtja e bisedave të deritanishme, shtetasi Albano Kalei, i cili merret me tregtinë e kartave rimbushëse në qytetin e Shkodrës, ka vënë në dispozicion të shtetasit Elisjon Breza, karta telefoni. Shtetasi Elisjon Breza bisedon me një shtetase të qytetit të Tiranës, të identifikuar si “Kristi”, të cilën e njofton se është në përgjim dhe i thotë që i quhen 10 000 euro. Kjo e fundit, i thotë se këtë shumë mund t’a gjejë “Gazmiri”. Nga zhvillimi bisedave që janë përgjim të dyshuarit Elison Breza dhe të dyshuarve të të tjerë, rezulton se Elsion Breza, në datë 15.01.2020 ka ardhur në qytetin Këlcyrë dhe ka takuar një shtetas banor të qytetit Këlcyrë, por për shkak të rrethanave objective ka humbur nga vëzhgimi në rrugën automobilistike Këlcyrë-Gjirokastër. Fakt i cili rezulton dhe nga biseda e zhvilluar  me shtetasen me emrin Kristi.”-thuhet në dosje.

Në janar të 2020, në momentin kur të rinjtë ishin ende në arrati, ata komunojnë me Behar Marën nga Mallakastra, i cili bashkë me disa persona të tjerë transportonin nga Hekali i Mallakastrës, drogën, që do të merrej nga disa persona nga Fushë-Kruja, të identifikuar si Adi, Lajdi, Soni dhe Qorri. Ata më pas do të çonin të gjithë drogën në laboratorin e Dajçit.

Në dosje thuhet se: “Gjithashtu, ky shtetas e ka siguruar përdoruesen e këtij numri “Kristin”, që të mos ketë frikë pasi është në dijeni të çdo kontrolli që kryhet në Fushë-Krujë. Ndërsa më datë**.01.2020 po në Fushë-Krujë një automjet tjetër i ngarkuar me lëndë narkotike po përgatitej për të transportuar lëndë narkotike drejt Malit të Zi. Po në këtë datë shtetasi Behar Mara nga Mallakastra, komunikon me dy shtetas që kanë në përdorim numrat e telefonit 06821****2 dhe 06836****6, të cilët janë duke transportuar me kafshë në fshatin Hekal të Mallakastrës sende që dyshohen se janë të kundra ligjshme dhe i kërkojnë që të shkojë makina për të marrë ngarkesën.  Nga përgjimet e bisedave telefonike të numrit 06947****7 në përdorim të shtetasit që thërritet “Adi” nga Fushë-Kruja, ka rezultuar se ky shtetas, komunikon për shkëmbimin e lëndës narkotike me shtetasiit e identifikuar si “Lajdi”, 069 97****0, Soni, 068 55****, Qorri 069 31 ****1 dhe një shtetasi tjetër të paidentifikuar.”

Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili, u arrestua gjatë operacionit “Mezhgorani”, mbrëmjen e të enjtes. Bashkë me të u arrestuan avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 25 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit, por edhe përfshirje në trafikun e drogës, falsifikimin e monedhave. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Sot është mësuar se e përfshirë në dosje është edhe Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, pasi komunikonte me një nga të ndaluarit. Në shtëpinë e saj, policia ka ushtruar kontroll dje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elisjon breza ermir breza gazmir ajdinaj laborator droge ne dajc operacioni mezhgorani elisjon breza ermir breza gazmir ajdinaj laborator droge ne dajc operacioni mezhgorani


Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Shkurt 2020, 09:55

PËRMET– Një ditë pas arresimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili. Çili ë...

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 08:25

TIRANË– Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani”, nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjer...

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar