Politike

29 Shkurt 2020, 08:13 Nga DOSJA

TIRANË– Sot Partia Socialiste po zhvillon ditën e dytë të Kongresit. Zhvillimet e ditës së dytë të socialistëve në Pallatin e Kongreseve kanë nisur me një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar. I pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili bëri një rezyme të mandatit të dytë qeverisës. Në fjalën e Ballës nuk kanë munguar as thumbat ndaj kundërshtarëve politikë, Lulzim Bashës e Ilir Metës.

Kryeministri Edi Rama dha disa lajme teksa mbante fjalën e tij para delegatëve “rozë”. Fillimisht Rama premtoi se duke filluar që nga 1 janari i vitit 2021, rroga minimale do të bëhet 30 mijë lekë të reja. Një tjetër lajm nga Rama shkonte për emigrantët, të cilët nga puna e tyre në vendet e tjera nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se së shpjeti do të lacohet një amnisti me kohë të shkurtër, në mënyrë që të gjithë ta deklaronin pasurinë e tyre. Nëse nuk e bënin brenda afatit, numri një i maxhorancës u shpreh qartë se ato do të merreshin si subjekt i OFL-së.

Duke marrë parasysh faktin se Kongresi tre ditor i socialistëve, do të pasohet nga manifestimi i paralajmëruar i presidentit Ilir Meta më 2 mars, kryesocialisti Rama nuk ka rezistuar dot pa bërë një koment. Me ironi ai i quajti të gjithë “besëlidhësit e Dytë të Lezhës”, të cilët kishin shpallur armike reformën në Drejtësi.

Ndërkohë edhe pas fjalës së Ramës punimet në Kongres, vijuan dhe u votua statuti i ri i PS-së. Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Ndërsa dita e tretë do t’i dedikohet e gjitha të rinjëve socialist.

Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve u zhvillua dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kongresi i ps 2020 sander lleshaj taulant balla edi rama kongresi i ps 2020 sander lleshaj taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2020, 18:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur në piedestal bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Ra...