Aktualitet

‘Gucci Linda del dhe na flet për gratë punëtore’/ Altin Hazizaj “shpërthen” keq ndaj bashkëshortes së Ramës: Më

29 Shkurt 2020, 07:56 Nga DOSJA

TIRANË– Aktivisti i Shoqërisë Civile Altin Hazizaj ka reaguar ashpër lidhur me fjalën e mbajtur nga bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.

Me anë të një statusi në Facebook, Hazizaj përdorur pseudonimin “Gucci Linda” për bashkëshorten e kreut të qeverisë, u shpreh se ajo bën jetë luksi dhe se nuk mund të fliste për gruan shqiptare.

“Të dalë Gucci Linda e të flasë për gruan fshatare e qytetare të Shqiperisë, është njësoj si Nexhmije Hoxha që flet për demokracinë e burrit të saj. Më vjen vetëm një fjalë në mendje: NEVERI!,”-shkruan Hazizaj.

Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hazizaj kongresi i ps 2020 linda rama altin hazizaj kongresi i ps 2020 linda rama

Sondazh

Poll