Aktualitet

Tre të dyshuar për koronvirus në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë jep detaje: U testuan, dolën negativë

29 Shkurt 2020, 08:00 Nga DOSJA
Tre të dyshuar për koronvirus në Shqipëri, ministria e

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë detaje lidhur nga testimi i 3 personave, të dyshuar me koronavirus në Shqipëri.

Tre të testuarit kanë rezultuar negativë për koronavirus duke e lënë Shqipërinë në hartën e vendeve të paprekura nga virusi vdekjeprurës.

Ndër të testuarit, një prej tyre ishte punonjës i aeroportit “Nënë Tereza”, tjetra ishte një vajzë që ishte ardhur 4 ditë më parë nga Milano dhe i treti ishte një burrë rreth të 50-ave, që kishte ardhur nga Bergamo, një nga vatrat ku është përhapur virusi në Itali. Të tre kishin temperaturë të lartë, kollë dhe probleme në frymëmarrje, shenja këto të koronavirusit. Deri më tani në vendin tonë janë testuar 26 persona të dyshuar si bartës të virusit, të gjithë me histori udhëtimi nga vendet e prekura. 

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE. Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.  Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë,”- njofton ministria.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll