Aktualitet

29 Shkurt 2020, 08:25 Nga DOSJA

TIRANË– Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani”, nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjerë. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se listën e të përfshirëve në dosje është edhe emri i Marina Farës, vajza e këngëtares Eli Fara.

Nga përgjimet që Prokuroria ka bërë gjatë hetimeve, rezulton se Marina ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.  Dyshohet gjithashtu se Marina Fara ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratisen.

Mësohet se të rinjtë kanë qënë në ndjekje nga policia, të cilët i detyruan që të braktisnin makinën e mallin. Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që të shkonin e t’i merrnin. 

Për shkak të telefonatave, Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj në Tiranë për të kërkuar për prova që mund ta implikonin në dosje por Marina ka qënë “e pastër.” Për shkak të mospërfshirjes së saj, Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Farën vetëm masën “detyrim paraqitje”, ndërkohë ende pritet vendimi që Gjykata do të japë për të.

Mësohet se në përgjime, vajza e këngëtares ka emrin Roxhensa Vangjush Kapurani,  e datëlindjes 27.03.1986, e lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, emri i vërtetë me të cilën rezulton e regjistruar në regjistrin e Gjendjes Civile si Marina Fara. Roxhensa ose ndryshe Marina ka marrë emrin e pagëzimit duke hequr dorë dhe nga mbiemri i të atit.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar dje gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 23 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet henri cili henri cili marina fara operacion mezhgorani arrestohet henri cili henri cili marina fara operacion mezhgorani

Sondazh

Poll