Aktualitet

Kërcënonte bashkëshorten me thikë se do ta vriste, arrestohet gjatë natës 61-vjeçari nga Durrësi

29 Shkurt 2020, 07:49 Nga DOSJA
Kërcënonte bashkëshorten me thikë se do ta vriste,

DURRËS– Një 61-vjeçar me iniciale B.V., është arrestuar në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, duke kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij.

Përveç tij, në prangat e Policisë kanë rënë edhe dy të rinjë, të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Në prangat e efektivëve kanë përfunduar I.T.,38 vjeç dhe 25-vjeçari me iniciale A.K., të dy banues në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për dhunë në familje,  si dhe 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.V.,61 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.T.,38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr.6, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.

A.K., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi  u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar  mjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i mjeti në mënyrë të pa rregullt”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e durresit durres policia e durresit

Sondazh

Poll