Aktualitet

Vodhi banesën në Sarandë, policia arreston 44 vjeçarin

18 Mars 2019, 10:20 Nga DOSJA
Vodhi banesën në Sarandë, policia arreston 44 vjeçarin

SARANDË- Një person është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet, për vjedhje banese. I arrestuari është shtetasi me iniciale F.A., 44 vjeç, banues në Sarandë, i cili është kapur duke vjedhur një banesë në pronësi të shtetasit Th.K.

Nga veprimet hetimore, rezulton se 44 vjeçari është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera ndodhur në Sarandë.

Njoftimi i plotë  policisë Sarandë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale të vjedhjes.

Policia ka bërë arrestimin e shtetasit F.A., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit Th.K..

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi i arrestuar  është autor edhe i tre vjedhjeve të tjera ndodhur në Sarandë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim sarande vjedhje banese arrestim sarande vjedhje banese

Sondazh

Poll