Aktualitet

Burg për 12 anëtarët e grupit të gjobaxhinjve, avokati: Operacioni flluskë sapuni për t’i bërë qefin qeverisë (VD)

18 Mars 2019, 09:08 Nga DOSJA
Burg për 12 anëtarët e grupit të gjobaxhinjve, avokati:

Shkodër: Për 12 të arrestuarit si pjesë e grupit që vinin gjoba në Shkodër, gjykata vendosi dy ditë më parë masën e sigurisë “arrest me burg”. (lexo këtu)

Për këtë vendim të gjykatës avokati mbrojtës i një prej të arrestuarve,  Anton Kosteri  është shprehur se arrestimet janë të palogjikshme pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që dokumenton akuzën e fajdeve.  Ai gjithë operacionin e quan një flluskë sapuni për t’i bërë qefin qeverisë.

“Këto janë të gjitha një shkelje flagrante të ligjit. Arrestimi i paligjshëm. Unë mendoj që shumë persona nga ata nuk duhet të ishin sot në burg.  Asnjë provë që dokumenton fajden ose kërcënimin ndaj ish prefektit radovani. Që në vitin 2014 po bëhen aksione të bujshme si ish drejtori i ALUIZN-it. në 2016 janë arrestuar punonjës të hipotekës. në 2018 janë arrestuar mjekë. Të gjithë këtë kapnë fitur pafajësi. Dua të shpreh këtu publikisht se këto lloj arrestime po kthehet në flluska sapuni dhe nuk vërtetohen dot akuzat ndaj tyre. E gjitha është bërë për show.  Këto operacione flluska sapuni për t’i bërë qefin qeverisë”, u shpreh ai për Dosja.al. 

Emrat e 12 të arrestuarve gjatë këtij aksioni në Shkodër: 

Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra;

Edi Memçaj, 33 vjeç nga Shkodra;

Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;

Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra;

Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra;

Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër;

Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra;

Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra;

Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;

Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;

Naim Ahmetaj, 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

Ilir Sokoli, 38 vjeç banues në Shkodër

Paulin Radovani, ish – prefektit të Shkodrës është larguar tashmë nga Shqipëria, i detyruar edhe nga kërcënimet që merrte nga grupi i fajdexhinjve ku dyshohet se kishte borxhe. Prokuroria e Shkodrës akuzon 22 persona si të përfshirë në një skemë gjobëveënie dhe dhëniesh para me fajde në shuma të mëdha financiare.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 12 persona në burg flet avokati anton kosteri grupi i gjibaxhinjëve në shkodër 12 persona në burg flet avokati anton kosteri grupi i gjibaxhinjëve në shkodër

Sondazh

Poll