Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it në Mirditë/ Banorët e revoltuar: S’e falim lumin, edhe sikur të na qëllojnë me molotov

18 Mars 2019, 08:54 Nga DOSJA
Ndërtimi i HEC-it në Mirditë/ Banorët e revoltuar: S’e

MIRDITË- Fenomeni i ndërtimit të HEC-eve në Valbonë ka ngritur në revoltë edhe banorët e Mirditës, të cilët, ditën e djeshme, u bënë bashkë për ti thënë jo ndërtimit të dy HEC-eve, të cilët janë parashikuar të ndërtohen mbi lumin Urakë.

Revolta e banorëve duket qartë, ata akuzojnë vendimet e qeverisë, i cili sipas tyre, është abuziv. Përgjatë lumit të Urakës janë disa kanione, ndërsa në të ka dhe peshk të llojit troftë.

Kam disa vendime këtu, është turp të thuash që janë vendime të shtetarëve, shtetarë jo që jo se këta janë burrecë shteti, këta janë maskarenj dhe dallaverexhi. Nëse qeveritari ka në mendje vetëm bllokimin dhe PPP-të, koncesionet, populli do të marrë vetëm tritolin. Këtë ta dinë. Nuk ka burrë nënë që na nxjerr nga ky vend.

Banor i Mirditës

Ndërsa, disa të tjerë e shohin si pasurinë e fundit të përbashkët që këtij komuniteti po i grabitet, ndaj shprehen të vendosur për ta mbrojtur me çdo mjet.

Na bllokon frymëmarrjen.Kjo ka mbetur pasuria për zonën e Kurbneshit, edhe këtë duan të na e marrin, me e deviju. Ky lumë që e ka falë Zoti dhe natyra është i këtij komuniteti.Tjetër pengesë shteti nuk mund ti bëjmë por nuk do të lejojmë të bëhet asnjë lloj punimi këtu. Ka një histori shumë domethënëse, si të dorëzohemi ne para një njeriu që nuk e njohim fare, nuk e dimë kush është ai dhe vjen dhe na e merr pasurinë këtu.Si lejohet kjo punë?Nuk do të lejohet dhe nuk ka për tu lejuar deri në pikën e fundit. Do të bëjmë gjithçka është e mundur deri në bllokim total. Ta fshijnë nga mendja se bejlerë dhe agallarë të vegjël duke filluar nga Ministritë dhe dikasteret e qeverisë deri te kryetari i bashkisë me disa vocërrakë drejtora, ta fshijnë nga mendja që do të përfitojnë dhe nëpërkëmbin njerëzit në komunitetin e Selitës. Në Kurbnesh që nga 1957 ka pasur vetëm grabitje, grabitje mineralesh, grabitje pyjesh dhe dhënie jetë njerëzish. Tani po grabisin dhe të fundit shpresë, lumin. Nuk duhet lejuar absolutisht grabitja.

Banor i Mirditës

Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë dhe transparencë të plotë me komunitetin vendas.

Ky projekt që po bëhet është një projekt komplet korruptiv, nuk është marrë fare mendimi i banorëve. Duhet ta dinë se Selita dhe Kurbneshi është i banorëve dhe nuk është i atyre. Lumin ne nuk do ta falim edhe sikur të vinë dhe të na gjuajnë me molotov. Nuk do ta lëmë kurrë.

Lumi është ai që na ka mbetur, është arteria kryesore. Nëse do të pritet kjo lloj arterie, këtu vdes gjithçka, vdes ajri, vdes mjedisi natyror. Kam ardhur nga posaçërisht nga emigracioni për të protestuar për këtë padrejtësi mjedisore që i bëhet këtij komuniteti.Kanë punuar gjithë jetën, kanë dhënë jetën dhe gjakun për këtë vend.

Banor i Mirditës

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e mirdites heci ne lumin urake revolta e banoreve banoret e mirdites heci ne lumin urake revolta e banoreve

Sondazh

Poll