Aktualitet

Kaloi vettingun, KPK rihap hetimin për gjyqtaren e Lezhës, Ornela Naqellari

18 Mars 2019, 08:26 Nga DOSJA
Kaloi vettingun, KPK rihap hetimin për gjyqtaren e Lezhës, Ornela

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ornela Naqellari kaloi vettingun më 13 mars, por KPK ka rihapur hetim ndaj saj, duke ngritur dyshimet për deklarim të rremë. Ornela Naqellari, doli në seancë dëgjimore, ku u përball me një hetim të kryer në të tri kriteret e rivlerësimit, kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por, ndërkohë që në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës kaloi pa problem, duke u konsideruar e përshtatshme, ajo që u diskutua nga trupa gjykuese ishin 3 denoncime të publikut, të cilat ngritën dyshime për aftësitë profesionale të kryegjyqtares.

Ndërsa, një tjetër denoncim i bërë, ishte edhe ai i kancelares së Gjykatës, e cila ka pretenduar para KPK-së se Naqellari kishte pajisur me vërtetim një person, që nuk ishte paraqitur në gjykatë. Për denoncimin e kancelares, gjyqtarja pretendoi se shkeljet nuk ishin kryer nga ajo, por nga vetë kancelarja.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk ornela naqellari vettingu kpk ornela naqellari vettingu

Sondazh

Poll