Aktualitet

Masakra në Zelandën e Re, ambasadori i Turqisë: Terrorizmi, kuçedër që na ka hipur në shpinë

18 Mars 2019, 10:02 Nga DOSJA
Masakra në Zelandën e Re, ambasadori i Turqisë: Terrorizmi,

SHKODËR- Masakra në Zelandën e Re, ku 49 persona u vranë e dhjetëra të tjerë janë plagosur ka tronditur botën, si një nga sulmet më të forta terroriste të dekadave të fundit.

Kjo ka sjellë edhe reagime të shumta nga politika në Europë dhe jo vetëm. Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Muran Ahmet Yoruk, në një takim të zhvilluar në Shkodër, për terrorizmin dhe ndikimin e tij në të gjithë botën.

Ambasadori turk ka thënë se këto akte duhet të mos neglizhohen dhe të mos shihen me njëanshmëri.

Terrorizmi, një kuçedër që na ka hipur në shpinë të gjithëve. Akte të tilla duhet të distancohen nga edukata, qytetare, fetare etj. Por nuk ka terrorizëm të mirë dhe të keq. Ai duhet të jetë i qortueshëm dhe i dënueshëm në çdo rrethanë. Akti ishte terrorist dhe barbar në Zelandë dhe shpresoj të mos neglizohet pasi nuk luftohet terrorizmi me hipokrizi dhe njëanshmëri. Në Turqi do të ketë një mbledhje të premten ku do të diskutohet islamofobia, e cila është e dukshme në Europë dhe Azi.

Ambasadori mori pjesë në ceremoninë e vendosjes se kurorave tek memoriali i Hasan Roza Pashes duke përkujtuar edhe dëshmorët e renë në luftën e Çanakalase. Deklaratat e tij vijnë pak ditë pas masakrës që ndodhi në dy xhami në Zelandën e Re, ku humbën jetën 49 persona. (Lexo ketu).  

Autori është një australian 28-vjeçar, i identifikuar si Brenton Tarrant nga Grafton. Ai transmetoi gjithçka live në Facebook. Policia e arrestoi pak minuta pas sulmit. Të mbijetuarit u arratisën përmes një dritareje, ndërkohë që makinën e tij gjatë sulmit dëgjohej një këngë serbe, e cila i bën himn ‘kasapit të Bosnjës’.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasadori turk islamofobia lufta kunder terrorizmit masakra ne zelanden e re muran ahmet yoruk ambasadori turk islamofobia lufta kunder terrorizmit masakra ne zelanden e re muran ahmet yoruk

Sondazh

Poll