Aktualitet

2.4 tonë hashash në Treblovë të Vlorës, arrestohet pas 3 vitesh arrati ish-polici Renato Avdylaj

18 Mars 2019, 09:48 Nga DOSJA
2.4 tonë hashash në Treblovë të Vlorës, arrestohet pas

VLORË– Policia e Vlorës ka arrestuar një ish-polic në Vlorë pasi akuzohet se ka bashkëpunuar në trafikun e drogës në çështjen e Treblovës. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për ish-policin, inspektor i Antikrimit,  Renato Avdulaj, 38 vjeç, banues në Vlorë. 

Renato Avdulaj është arrestuar pas më shumë se 3 vite kohë që ka qenë i shpallur në kërkim për trafikun e 2.4 tonëve drogë që u sekuestruan në Treblovë të Vlorës në vitin 2016.

Gjykata e Krimeve të Rënda kishte përcaktuar për Avdulajn masën e arrestit me burg në mungesë, ndërkohë që prokuroria e akuzon për shpërdorim detyre. Çështja e ish-policit do të gjykohet e ndarë nga ajo e grupit të Treblovës.  Ai u zbulua nga përgjimet e grupit. 

Njoftimi i policisë:

Policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, R.A., 38 vjeç, banues në Vlorë. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Grupi i Treblovës, kanabisi që kultivohej nëpër parcela

Në 1 tetor të 2016-ës, një aksion i policisë dhe prokurorisë u finalizua me arrestimin e 8 personave që akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Prokuroria çoi dosjen në gjykatë, pasi akuzohen se kultivonin kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.

Në këtë operacion u sekuestruan 2.4 tonë kanabis, një pjesë e lëndës narkotike ndodhej në parcela e një tjetër në proces tharjeje.

Koka e grupit kriminal u akuzua se ishte Taulant Haxhiraj, që dyshohet se bashkëpunonte me policin Renato Avdulaj. Këta kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.

Haxhiraj është dënuar me 9 vite burg, bashkë me disa anëtarë të tjerë të bandës. Marjus Bajrami është dënuar me 8 vite burg, ndërsa Xhovalin Baco me 4 vite, pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet renato avduli droga ne trebloves grupi i trebloves arrestohet renato avduli droga ne trebloves grupi i trebloves

Sondazh

Poll