Aktualitet

Gjen portofolin mes kanaçeve, i pastrehu bën gjestin fisnik, telefonon të zotin

18 Mars 2019, 09:44 Nga DOSJA
Gjen portofolin mes kanaçeve, i pastrehu bën gjestin fisnik,

Ndodh edhe kështu! Ismet Hilaj, i cili mbledh shishe e kanaçe në Tiranë, është gjendur para një situate, jo fort të zakonshme për të, mes shisheve plastike ai ka gjetur një portofol. Në një rrëfim për Top Channel, ai tregon se:

Po mblidhja plastikë, kur gjeta një portofol me dy karta banke, 4 fotografi. Mora numrin në një kartë banke dhe mora në telefon fillimisht bankën. Fitova 520 lekë atë ditë dhe me 300 lekë bëra ofertë në telefon. Më pas i shkruaj Marinit në Facebook. Sa zbrita nga autobusi e njoha. Ndihem i lumtur që e bëra këtë veprim.

Ismet Hilaj

Ndërsa, personi, të cilit i kishte humbur portofoli, Pedagogu i pianos, Marin Gjollma tregoi se, pasi kishte kërkuar gjithandej për portofolin, lexoi mesazhin në Facebook.

Kjo tregon se janë disa njerëz që nuk duken, por që janë më qytetarë dhe më me vlera sesa ata që e thërrasin nga mëngjesi në darkë për qytetari. Ky portofol ka një histori. Më ka humbur edhe një herë tjetër jashtë vendit.

Marin Gjollma, pedagog

Ky gjest i Ismetit, na bën të mendojmë se në këtë botë, ekzistojnë ende njerëz me zemër të pasur, pavarësisht se realiteti në të cilin ata jetojnë, është shumë i ftohtë dhe i varfër.  

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ismet hilaj marin gjollma portofoli ismet hilaj marin gjollma portofoli

Sondazh

Poll