Bota

Hoqi taksën ndaj Serbisë/ Gazeta gjermane shkrim për Kurtin: Po bën një gabim serioz me SHBA, do të ketë konflikt me Trum

29 Shkurt 2020, 09:23 Nga DOSJA
Hoqi taksën ndaj Serbisë/ Gazeta gjermane shkrim për Kurtin: Po

KOSOVË– Gazeta  prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka shkruar sëfundmi për vendimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  mori në lidhje me taksën ndaj Serbisë.

Në këtë  shkrim për Kurtin nga gazetari i njohur  gjerman Michel Martens, ai së pari ka treguar për përshtypjet që i ka lënë Kurti si kryeministër, duke shtuar se ai po shkon drejt një konflikti të hapur” me presidentin amerikan Donald Trump, për faktin që nuk ka marrë aspak parasysh sugjerimet e SHBA-së  për heqjen pa kushte të tarifës nga shtetit serb.

Gazetari e quan kundërshtimin e Kurtit si të papresedencë përkundrejt  Amerikës dhe mendon se Kosova është sot e pavarur falë mbështetjes së SHBA-së.

“Kjo nuk është parë asnjëherë më parë, sepse të gjithë kosovarët e dinë që Kosova u çlirua nga sundimi i Beogradit në vitin 1999 pas  bombardimeve të NATO-s dhe që shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ka ndodhur kryesisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.”- ka shkruar Martens në artikullin për Kurtin.

Sipas tij plani i Kurtit për pezullim të përkohshëm e me kushte të taksës ndaj importeve nga Serbia dhe nga Bosnja e Herecegovina është totalisht një shpërfillje e hapur e kërkesës amerikane për heqje të menjëhershme të taksës, pa kushte shtesë.

Gazetari përfundon shkrimin e tij  për Kurtin, duke thënë se asnjë qeveri e mëparshme e Kosovës nuk ka mundur të kundërshtojë vendimet apo sugjerimet e SHBA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

Burimi: FAZ

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti donald trump gazeta gjermane faz hiqet taksa ndaj serbise albin kurti donald trump gazeta gjermane faz hiqet taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 19:37

Koronavirusi/ Nis dizefektimi i rrugëve në Iran

IRAN- Ditën e sotme, zjarrëfikëset në Iran kanë dizenfektuar të gjitha rrugët e Ahvaz për shkak të përhapjes së sëmundjes së koronavurusit. Siç shihet ed...