Bota

Hong Kongu shënon rastin e parë, qeni me koronavirus mbyllet për dy javë në karantinë

28 Shkurt 2020, 12:33 Nga DOSJA
Hong Kongu shënon rastin e parë, qeni me koronavirus mbyllet për

HONG KONG- Autoritetet e Hong Kong-ut kanë deklaruar ditën e sotme se kanë futur në karantinë një qen, pronari i të cilit kishte rezultuar pozitiv me koronavirus .

Ndërkohë stafi mjekësor pasi i ka bërë një test edhe qenit, kanë arritur të zbulojnë përmes mostrave të tij në hundë dhe në gojë se është i prekur nga koronavirusi.

Por ndër të tjera specialistët kanë shtuar se akoma nuk kanë prova nëse virusi transmetohet tek kafshët shtëpiake.

Ky qen i futur tashmë në karantinë më parë nuk kishte asnjë simptomë të koronavirusit.

Për këtë rast të  zbuluar së fundmi departamenti i Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit (AFCD) ka deklaruar se do të nisë realizimin e testimeve të mëtejshme për të konfirmuar nëse qeni ishte infektuar me virus ose nëse mostrat ishin vetëm rezultat i ndotjes së mjedisit.

“Aktualisht, AFCD nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund të infektohen … ose mund të jenë një burim infeksioni tek njerëzit,” -tha ajo në një deklaratë.

Megjithatë qeni do të mbahet i izoluar në karantinë për dy javë, sikurse qëndron edhe një njeri.

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: TIME  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hong kong koronavirusi në kinë hong kong koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 12:02

Presidenti Trump akuzon mediat për panik

SHBA– Ishte një dalje e pazakontë e Presidentit Donald Trump në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, e dyta që kur ai erdhi në detyrë, për t’u tr...