Politike

“Parti e inkriminuar”, Bardhi flet pas pranisë së Dakos në Kongresin e PS-së: Drejtohen nga dhunuesit e grave

28 Shkurt 2020, 19:09 Nga DOSJA
“Parti e inkriminuar”, Bardhi flet pas pranisë së Dakos

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Partia Socialiste mbetet një parti e inkriminuar dhe e kriminalizuar, pasi sipas tij ka në krye dhunuesit e grave. Në një status në Facebook, Bardhi ka publikuar një foto ku të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama, bashkë me ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

“Vangjush Dako non grata në SHBA dhe nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës dhe është në krye të vendit. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!”- shkruna Bardhi krahas fotos.

Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi vangjush dako edi rama gazmend bardhi vangjush dako

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2020, 18:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur në piedestal bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Ra...