Politike

Frika ndaj koronavirusit mbërrin në Pallatin e Kongreseve, Partia Socialiste merr masa me dezinfektues për Kongresin Zgjedhor

28 Shkurt 2020, 16:28 Nga DOSJA
Frika ndaj koronavirusit mbërrin në Pallatin e Kongreseve, Partia

TIRANË– Partia Socialiste ka marrë masat e nevojshme për mbrojtjen nga koronavirusi në Pallatin e Kongreseve. Teksa është zhvilluar Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, në holl shihet një tavolinë me disa dezinfektantë duarsh që përdoret nga të pranishmit. 

Aktiviteti i sotëm i Kongresit Zgjedhor është fokusuar tek gruaja socialiste dhe nisma më e re “Edhe Një”.

Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kongresi i ps 2020 kongresi zgjedhor koronavirusi ne shqiperi partia socialiste kongresi i ps 2020 kongresi zgjedhor koronavirusi ne shqiperi partia socialiste

Sondazh

Poll