Politike

2 Marsi/ Presidenca: Manifestimi zgjat dy orë, të gjithë bashkë për Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit

28 Shkurt 2020, 15:08 Nga DOSJA
2 Marsi/ Presidenca: Manifestimi zgjat dy orë, të gjithë

TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka dhënë detaje të reja në lidhje me manifestimin e 2-marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Në një status në Facebook, në profilin e tij, Blushi shkruan se Presidenca ka gjetur bashkëpunim në Institucinin e Policisë së Shtetit e cila e ka miratuar lejen për këtë manifestim. Ai shton se gjithçka do të zgjasë dy orë, do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00. Për më tepër, sipas Blushit prezentë do të jenë edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë, të cilët e kanë konfimruar pjesëmarrjen. Zëdhënësi i Presidencës thekson se ky manifestim është për të mbrjtur Kushtetutën dhe kundër asaj që Meta e quan ‘grusht shteti’.

Statusi i plotë i Tedi Blushit

Asnjë alert për datën 2 mars, për qytetarët shqiptarë dhe të huaj që jetojnë dhe do të mbërrijnë në Tiranë! Përkundrazi, jemi shumë të lumtur që këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar do t’i bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë????, të cilët na kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 2 mars dhe një pjesë e të cilëve sapo kanë mbërritur në Atdhe. Dhe me të drejtë, sepse për liritë dhe vlerat amerikane, ata nuk mund t’i marrin leje as Rilindjes dhe as ndonjë segmenti të Sigurimit të Shtetit, kudo që ai të ndodhet!
Gjithashtu, mund t’ju konfirmoj se sot paradite Presidenti Meta me kërkesën e tij ka pritur në takim drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, duke u konfirmuar bashkëpunimin maksimal të Institucionit dhe të tij, për mbarëvajtjen e këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë! Çdo detaj është i mirëpërcaktuar me kohë. Manifestimi fillon në ora 17.00, me flamuj kuqezi dhe mimoza në duar, e përfundon në ora 19.00. Godina e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme do të mbrohen nga aktivistë të identifikuar. Shtetasve të huaj, veçanërisht atyre shqiptaro-amerikanë???? që do të marrin pjesë do t’u dhurohet një degë mimoze dhe një Kushtetute e Shqipërisë, e votuar me 140 vota dhe me bekimin e Komisionit të Venecias, SHBA-ve dhe BE-së. Alerti i vetëm i 2 marsit, është për puçistët që tallen me Kushtetutën dhe sovranitetin e popullit shqiptar duke miratuar apo bekuar pabesisht ligje anti-kushtetuese! Të gjithë më 2 mars për Kushtetutën dhe kundër grushtit të shtetit.
Për Shqipërinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar! Zoti e bekoftë miqësinë e palëkundur shqiptaro-amerikane! ????? Pa Kushtetutë nuk ka demokraci! Pa demokraci nuk ka Shqipëri!

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta tedi blushi thirrja e metës për 2 marsin ilir meta tedi blushi thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll