Politike

“Më vjen keq Dejv”/ E prekur e gati në lot, Linda Rama tregon bisedën me edukatoren e Zahos, çfarë shkroi i biri për a

28 Shkurt 2020, 18:10 Nga DOSJA
“Më vjen keq Dejv”/ E prekur e gati në lot, Linda Rama

TIRANË– Linda Rama, gruaja e kryeministrit Edi Rama ka rrëfyer një bizsedë që ka bërë me edukatoren e djalit të vogël, Zahos. Teksa mbante fjalën gjatë Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste që ka nisur sot punimet në Pallatin e Kongreseve, Linda, e prekur ka treguar dashurinë e të voglit Zaho për Shqipërinë, me arsyen se është shtëpia jonë. Gruaja e Ramës, u prek teksa kujtoi fjalët e mësueses.

Në mbrëmje më vjen një mesazh nga mësuese Elda. Zaho me ka surprizuar sot dje po pyesnim fëmijët se përse e duam Shqipërinë dhe kur i erdhi radha Zahos, ai u përgjigj shumë thjesht. Sepse ajo është shtëpia jonë. ‘M’u kujtua vetja ime’, më tha. Ishte vite më parë kur u ktheva nga Amerika me të fejuarin tim Dejvin. Ai shihte rrugët me mbeturina dhe una i thoja që më vjen keq. Shkova në spital ku asgjë nuk funksinonte siç duhet dhe i thashë më vjen keq….pashë rrugët me gropa dhe i thashë sërish më vjen keq. Nuk e di se sa herë i kam thënë më vjen keq Dejvit ato ditë. Dhe para se të ikte, i fejuari im më tha që ‘ke thënë aq shumë herë më vjen keq këto ditë. Shkruaj 10 arsye se përse e do vendin tënd.’ Shkrova vetëm një dhe nuk ishte sa për dhjetë. E dua Shqipërinë sepse ajo është shtëpia ime,”- tha Linda me zë të prekur.

Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kongresi i ps 2020 linda rama zaho rama edi rama kongresi i ps 2020 linda rama zaho rama

Sondazh

Poll