‘Kujt i shkoi mendja të më ftonte?’/ Linda Rama kujton momentin kur bashkëshorti mori kryesimin e PS-së: Ishte Kongres i
28 Shkurt 2020, 17:38Nga DOSJA
TIRANË– Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka mbajtur një fjalë në Kongresin e Partisë Socialiste.
Në fjalën e saj, Linda ka folur lidhur me bashkëshortin e saj duke kujtuar edhe momentin e parë që Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste në vitin 2005.
“Jam munduar të qëndroj larg por ky m’u duk momenti i duhur. Faleminderit kujt i shkoi mendja për të ma bërë këtë ftesë. Bëra shumë mirë që erdha pa mëdyshje. Fjala ime përzien brenda një grua, nënë, studiuese e shoqen e jetës së kryetarit tuaj. Ishim duke eksperimentuar një projekt të ri në një shkollë në Gjirokastër a Përmet dhe drejtori i shkollës kishte qënë delegat i PS-së në Kongresin e 2005. Në vjeshtën e 2005, PS zgjidhte kryetarin e ri. Ishte ai kongresi i trazuar që zgjodhi kryetar Edin. “Si shkoi Kongesi?,-e pyeta unë. “Nuk e zgjodhëm ne kryetarin tha, na mbytën me mesazhe fëmijët duke na shkuar zgjidhni atë të gjatin. Është modern ai tha. Edi erdhi në krye të PS si thirrje e fëmijëve të atyre që i dha jo pak Shqipërisë së 25 viteve më parë,”-tha ndër të tjera në fjalën e saj Linda.
Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste.Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Partia Socialiste po zhvillon ditën e parë të Kongresit në Pallatin e Koncerteve. Teksa zonjat e PS-së mbajnë fjalën e tyre në foltore, salla...
TIRANË–Kur në Pallatin e Kongreseve po mbahet dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama ka mbërr...
TIRANË– Partia Socialiste ka nisur punimet për Kongresin Zgjedhor që do të zgjasë tre ditë rresht. Aktiviteti, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongresev...
TIRANË– Partia Socialiste ka marrë masat e nevojshme për mbrojtjen nga koronavirusi në Pallatin e Kongreseve. Teksa është zhvilluar Kongresi Zgjedhor i Par...
DURRËS- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri monitoroi sot spitalin Rajonal të Durrësit, si dhe Qendrën Shëndetësore numër 4. Në një reagim ...
TIRANË– Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka dhënë detaje të reja në lidhje me manifestimin e 2-marsit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Në një ...
TIRANË- Ambasada e SHBA ka reaguar për manifestimin e Presidentit Ilir Meta duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që ta shmangin atë. Në një...
TIRANË- Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sot ku do merret në pyetje kreu i Këshillit të Emërimeve në Dre...
TIRANË- Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sot dhe i pranishëm është dhe kreu i Këshillit të Emërimeve në ...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka monitoruar sot Qendrën Shëndetësore Nr.10. Në një dalje për mediet, Spahia tha se qeveria ka dështuar për të ...