Politike

28 Shkurt 2020, 18:30 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngritur në piedestal bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Teksa mbante fjalën në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Rama e ka quajtur Lindën anti-sizmike që përballon të gjitha tërmetet e tij. Ai shtoi më tej se është gruaj e tij ajo që u fal fëmijëve përkudesje, gjë që ai nuk mundet t’ua japë për shkak të pozitës. Kryeministri shtoi edhe se Linda Rama është si një vajza për nënën e tij Anetën, pasi plotëson të gjitha kriteret për këtë të fundit.

Falë Lindës është anti-sizmike dhe përballon tërmetet e mia dhe falë saj fëmijëve të mi nuk u mungon mbështetja morale dhe kujdesi prindëror që unë e kam aq të pamundur që t’ua jap sa duhet. Por veç saj edhe Aneta, që më shikon aq rralë ka gjetur një vajzë që edhe sikur ta kishte bërë vetë nuk do ta kishte bërë dot kaq Brenda standrteve dhe kritereve të saj. Falë Lindës unë për hir të vërtetës nuk kam qenë kurrë vetëm. Në asnjë nga jo pak kohë të vështira që ju i dini,”– tha kryeministri.

Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aneta rama edi rama kongresi i ps 2020 kongresi zgjedhor linda rama aneta rama edi rama kongresi i ps 2020 kongresi zgjedhor linda rama

Sondazh

Poll