Politike

Puthje, atdhedashuri dhe forca e gruas/ PS-ja çel siparin e Kongresit Zgjedhor, momentet më pikante dhe masat për koronavirus

28 Shkurt 2020, 16:16 Nga DOSJA
Puthje, atdhedashuri dhe forca e gruas/ PS-ja çel siparin e Kongresit

TIRANË– Partia Socialiste ka nisur punimet për Kongresin Zgjedhor që do të zgjasë tre ditë rresht. Aktiviteti, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ka zgjatur dy orë dhe ka pasur në fokus rolin e grave në politikë duke prezantuar edhe nismën më të re “Edhe Një”. Fillimisht fjalën e mori deputetja socialiste Lindita Nikolla, e cila vuri në dukje nismën e Partisë Socialiste dhe e falenderoi atë për ndihmën që sipas saj u ka dhënë grave.

Më pas Eglantina Gjermeni preku edhe temën e dhunimit ndaj grave, për të cilën i bëri thirrje kryeministrit që ta trajtonteme prioritet. Të dyja deputetet prekën edhe mënyrën se si kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh kundrejt ministres Etlida Gjonaj, duke i dalë në mbrojtje koleges së tyre. Ata e konsideruan një dhunë verbale dhe një sulm nga gruas që nuk duhet përsëritur.

Përveç ministreve e deputetëve socialiste, për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Në fjalën e saj, Linda ka folur për kohën kur Rama erdhi në krye të PS-së, përmirësimet që duhet të bëhen në vend dhe atdhedashurinë. Pas saj, fjalën e mori kryesocialisti Rama, i cili me batuta u shpreh se bashkëshortja e tij, dy fëmijët e mëdhenj dhe nëna e tij Aneta janë opozita e tij më e madhe duke mos i kursyer thumbat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Gjithashtu, numri një i maxhorancës theksoi edhe njëherë rëndësinë e përfshirjes së grave në politikë.

Por nga Kongresi nuk kanë munduar as momentet pikante. Në hollin e Pallatit të Kongreseve janë pikasur edhe disa dezifektantë, të cilët përfaqësojnë masat e ndërmara nga Partia Socialiste në kuadër të përhapjes së koronavirusit. Në një tjetër moment, është pikasur edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili nuk e ka pasur mendjen tek Kongresi pasi ka qëndruar gjithë kohën në telefonin e tij. Nuk kanë munguar as momentet rozë brenda partisë rozë. Pas përfundimit të fjalës së Lindës, kreu i qeverisë nuk ka ngurruar dhe i ka “rrëmbyer” një puthje në faqe, moment ky që është siguruar me video nga Dosja.al.

Kongresi do të vijojë edhe për dy ditë të tjera dhe nga aktiviteti do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri në vitin 2020. Ndërsa në 1 Mars, kryefjala e Kongresit do të jenë të rinjtë.

AXHENDA E DISKUTIMEVE NE KONGRESIN E PS

Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019

Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore

Drejtësia dhe sundimi i ligjit

Energjia dhe Infrastruktura

Shqipëria që duam dhe turizmi

E drejta e pronës, mbrojtja e territorit

Integrimi Europian dhe Rajonal

(k.m.f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eglantina gjermeni kongresi i ps 2020 kongresi zgjedhor linda rama lindita nikolla partia socialiste edi rama eglantina gjermeni kongresi i ps 2020 kongresi zgjedhor linda rama lindita nikolla partia socialiste

Sondazh

Poll