Bota

Infektohet nga koronavirusi një futbollist në Itali, nuk dihet ende identiteti i tij

27 Shkurt 2020, 13:38 Nga DOSJA
Infektohet nga koronavirusi një futbollist në Itali, nuk dihet ende

ITALI– Në Itali aty ku po shtohet gjithnjë e më shumë numri i viktimave dhe të infektuarve, është prekur nga koronavirusi edhe në futbollist.

Sipas mediave italiane, nga koronavirusi është infektuar edhe një futbollist i Pianeses që militon në Serinë C në Itali.

Bëhet fjalë për një lojtar 22-vjeçar, por identiteti i të cilit nuk është mësuar ende. Mësohet që ai ka shfaqur shenjat e para të virusit gjatë mbledhjeve me ekipin e tij fundjavën që lamë pas, në një hotel në Alesandria të Italisë.

Për këtë shkak, pasi kishte shumë ethe dhe temperaturë të lartë, futbollisti është futur vetë në karantinë, pasi testi për Koronavirusin i rezultoi pozitiv. Sipas mediave italiane është mësuar se ai ndodhet i shtruar dhe në izolim në spitalin e Sienës, por gjendja e tij shëndetësore deri më tani raportohet e mirë. Ndërkohë ky rast ka shqetësuar edhe pjesën tjetër të  skuadrës.

Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet në Durrës një karantinë . Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale, dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë.

Burimi:  calciomercato

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne itali serinë c në itali koronavirusi ne itali serinë c në itali

Sondazh

Poll