Bota

Kryeministri japonez merr vendimin: Shkollat do të mbyllen një muaj, për shmangien e koronavirusit

27 Shkurt 2020, 13:05 Nga DOSJA
Kryeministri japonez merr vendimin: Shkollat do të mbyllen një muaj,

JAPONI– Kryeministri japonez Shinzo Abe, ka bërë thirrje që të gjitha shkollat ​​në vend të mbyllen nga e hëna deri në fund të festave në pranverë, duke ndërmarrë një veprim të shpejtë në përpjekje për të mposhtur përhapjen e madhe të koronavirusit.

Ky vendim do të zbatohet për të gjitha shkollat ​​fillore, të mesme dhe universitete me nevoja të veçanta në mbarë vendin, ku sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit rreth 13 milion studentë në të gjithë vendin në do të mbyllen në shtëpi për të paktën një muaj.

“Ne po e vendosim së pari sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.” – tha Abe në një takim të një grupi qeveritar në Tokio të enjten. Ai bëri thirrje për masat e forta që ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të një infeksioni në shkallë të gjerë që vijnë nga fëmijët dhe mësuesit që mblidhen së bashku për periudha të gjata kohe.”

Pasi u kritikua shumë për një reagim të ngadaltë ndaj përhapjes së infeksionit në Japoni, qeveria po lëviz për të ndërmarrë hapa më urgjentë, pasi numri i rasteve në vend po rritet ditë pas dite. Të enjten u shënuan edhe 13 infeksione të reja vetëm në ishullin verior të Hokkaido, duke e çuar numrin e të sëmurëve në 200 në të  gjithë territorin e Japonisë, një shifër që nuk përfshin 705 të infektuar nga anija “Diamond Princess.”

Pushimet pranverore në Japoni zakonisht fillojnë rreth fundit të Marsit dhe zgjasin deri në fillimin e vitit të ri shkollor në javët e para të prillit. Shkollat ​​në vend mbikëqyren nga qeveri të ndryshme komunale dhe lokale, të cilat përcaktojnë oraret e tyre. Së bashku me pushimet e pranverës, kjo do të thotë që shkollat ​​me shumë mundësi do të mbyllen për të paktën një muaj. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se hapat nuk do të zbatohen në ambientet e kujdesit ditor, njoftoi Kyodo.

Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet në Durrës një karantinë. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë.

Burimi: bloomberg.com  

A.C/Dosj.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne japoni mbyllen shkollat ne japoni koronavirusi ne japoni mbyllen shkollat ne japoni

Sondazh

Poll