Bota

Zgjerohet harta e koronavirusit/ Shënohen 3 raste, në Danimarkë, Norvegji dhe Rumani, shënohen 16 viktima në Itali

27 Shkurt 2020, 06:56 Nga DOSJA
Zgjerohet harta e koronavirusit/ Shënohen 3 raste, në Danimarkë,

Europë- Zgjerohet harta e koronavirusit. Mediet e huaja raportojnë se janë konfirmuar 3 raste me koronavirus, një në Damimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Në Danimarkë është infektuar një burrë që sapo ishte kthyer nga Italia, por gruaja dhe djali i tij, nuk janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa në Norvegji është infektuar një burrë që sapo ishte kthyer nga Kina. Ai tashmë ndodhet në karantinë. Po kështu, në Rumani është prekur nga virusi vdekjeprurës një 71-vjeçar që sapo ishte kthyer nga  Italia.

Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet në Durrës një karantinë. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale, dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në danimarkë zgjerohet harta e koronavirusit koronavirusi në danimarkë zgjerohet harta e koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2020, 10:34

KINË– Ditët e fundit në Kinë u pa një rënie e konsiderueshme e rasteve të reja me koronavirus, lajm ky që u prit mjaft mirë dhe qetësoi paksa gjendjen kaot...