Bota

Mjeku francez jep lajmin e mirë: Ky është ilaçi që mund të shërojë koronavirusin, një tabletë kushton 10 cent

27 Shkurt 2020, 12:28 Nga DOSJA
Mjeku francez jep lajmin e mirë: Ky është ilaçi që

Francë– Koronavirusi ka ‘mbërthyer’ Europën. Deri më tani 14 persona në Itali kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë në Europë janë infektuar. Por, një mjek francez,  Didier Raoult, drejtor i Institut Mesdhetar për Infeksionet në Marsejë ka deklaruar se ky virus mund të shërohet nga një ilaç, që dikur është përdorur për të shëruar malarien. Sipas tij ai është ilaçi që përmban klorokinë.  Ai shpjegon pse klorokina “chloroquine”, një ilaç që përdoret zakonisht kundër malaries, është i lirë dhe i padëmshëm, dhe mund të trajtojë në mënyrë efektive këtë sëmundje.

“Është një ilaç shumë i vjetër. Të rinjtë nuk e njohin atë dhe nuk e dinë se ka qenë një antimalarial. Njerëzit që jetonin në Afrikë si unë, morën çdo ditë klorokinë.  Të gjithë njerëzit që shkuan në këto vende të nxehta e morën atë gjatë gjithë qëndrimit të tyre, dhe çdo ditë për dy muaj pas kthimit të tyre. Ka miliarda njerëz që kanë marrë këtë ilaç. Dhe nuk kushton asgjë: dhjetë cent për tablet. Është një ilaç që është jashtëzakonisht i sigurt dhe më i lirë që mund ta imagjinoni. Pra, ky është një lajm i shkëlqyeshëm! Të gjithë ata që dinë për këto përfitime duhet ta marrin vetë.”, është shprehur ai.

Ai ka shtuar më tej:  “Thashethemet e të gjithëve, nuk më interesojnë. Nuk me intereson. Puna ime ka qenë me sëmundje infektive për dyzet vite me rradhë. Ndihem i detyruar, sepse besoj se tani është e nevojshme, për të komunikuar atë që di, dhe jo opinionet, për hulumtimin në sëmundjen infektive. Pas asaj që bëni me të, unë nuk jam profet. Nuk me intereson. Po mundohem të jem sa më i qartë.”

Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet në Durrës një karantinë. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale, dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë.

Burimi: Lesecoc.fr

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota didier raoult didier raoult

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2020, 10:34

KINË– Ditët e fundit në Kinë u pa një rënie e konsiderueshme e rasteve të reja me koronavirus, lajm ky që u prit mjaft mirë dhe qetësoi paksa gjendjen kaot...