Bota

Shkon në 3 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi, një tjetër grua e infektuar në Athinë

27 Shkurt 2020, 11:57 Nga DOSJA
Shkon në 3 numri i të prekurve me koronavirus në Greqi, një

GREQI– Shënohet rasti i tretë i personit të prekur me koronavirus në Greqi. Bëhet fjalë për një tjetër grua në Athinë. Mësohet se dy prej tyre janë në Selanik dhe një në Athinë.

Sipas informacioneve thuhet se edhe fëmija i 38-vjeçares që u konstatua dje e infektuar me Covid1 rezulton pozitiv.

Prej ditës së djeshme është mbyllur shkolla ku fëmija mëson, ndërsa po dezinfektohet ndërtesa e kësaj shkolle. Gjithashtu priten për pak orë analizat e personave që kanë patur kontakt me 38-vjeçaren, pasi është kthyer nga Italia.

Ndërkohë, ditën e djeshme u regjistrua rasti i parë i një personit të prekur me koronavirus.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi tre te infektuar ne greqi koronavirusi në greqi tre te infektuar ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2020, 10:34

KINË– Ditët e fundit në Kinë u pa një rënie e konsiderueshme e rasteve të reja me koronavirus, lajm ky që u prit mjaft mirë dhe qetësoi paksa gjendjen kaot...