Bota

Një i pastrehë përfundon brenda makinerisë që shtyp mbeturinat, shoferi britanik tregon tmerrin që përjetoi

27 Shkurt 2020, 12:14 Nga DOSJA

BRITANI– Të pastrehë ka në mbarë botën të cilët përballen çdo ditë me të ftohtin, borën, shiun dhe temperaturat e larta, si dhe mungesën e ushqimit.

Ata enden rrugëve për të gjetur pak ushqim nëpër kazanët e plehrave apo për të qëndruar gjatë natës.

Një rast i tillë është parë edhe në Britani ku një shofer që mblidhte mbeturinat nëpër qytet, Tev Allen ka zbuluar tmerrin kur një natë vonë kishte parë një njeriu që flinte brenda shtypëses së plehrave.

Ai kishte hasur rastin më të çuditshëm që kishte parë ndonjëherë gjatë gjithë punës së tij, por  fatmirësisht i pastrehu kishte arritur të mbijetonte pas trajtimit që kishte marrë në spital.

Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ky nuk është rasti i parë, pasi shumë raste të tjera të tilla janë evidentuar më parë në Britani.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani britani

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2020, 10:34

KINË– Ditët e fundit në Kinë u pa një rënie e konsiderueshme e rasteve të reja me koronavirus, lajm ky që u prit mjaft mirë dhe qetësoi paksa gjendjen kaot...