Bota

Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-së: Nuk e heqim taksën me Serbinë, priten pasoja të mëdha

27 Shkurt 2020, 12:33 Nga DOSJA
Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-së: Nuk e heqim taksën me

KOSOVË- SHBA’ja pritet të merr masa. Vetëm tërheqja e njohjes nuk është opsion. Ata janë të dëshpëruar edhe me LDK’në. Kryeministri Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe. Kësisoj priten pasoja të mëdha për Kosovën . Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga Qeveria e Albin Kurtit.

Siç mëson Express, Kurti tashmë u është përgjigjur amerikanëve negativisht. SHBA’ja planifikon të merr masa, ndërsa vetëm tërheqja e njohjes nuk është një nga opsionet për “ndëshkim”. Nuk dihet saktësisht se cka që do të ndërmarrë Amerika, megjithatë suspendimi i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.

Burimet e njëjta i kanë thënë Gazetës Express se SHBA’ja është e dëshpëruar me LDK’në, e cila nuk coi përpara zotimet për dakordim dhe bashkërenditje me SHBA’në në çështjen e heqjes së tarifës. Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell,  për dialogun Kosovë – Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA.

Marrë nga Express

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti taksa ndaj mallrave serbe albin kurti taksa ndaj mallrave serbe

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2020, 10:34

KINË– Ditët e fundit në Kinë u pa një rënie e konsiderueshme e rasteve të reja me koronavirus, lajm ky që u prit mjaft mirë dhe qetësoi paksa gjendjen kaot...