Moti i keq përfshin Durrësin, Autoriteti Portual Durrës: Ka vonesa në linjat e tragetit Durrës-Bari
DURRËS- Moti i keq ka përfshirë dhe Durrësin, duke shkaktuar probleme në transportin e mallrave dhe njerëzve në rrugë detare. Në një njoftim për mediat nga Autoriteti Portual Durrës, bëhet me dije se ka vonesa në linjat e trageteve të linjës Durrës-Bari.
Më tej shtohet se në dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit. Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbërritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Moti i paqëndrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare.
NJOFTIM I PLOTË
Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot në mëngjes nga porti i Durrësit. Sipas burimeve nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, tragetet “Bari” dhe “AF Marina” u nisën sot rreth orës 7.30 drejt portit të Barit. Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.
Aktualisht në portin e Durrësit po përpunohen 5 anije, një pjesë e të cilave vazhdojnë të shkarkohen megjithë reshjet, që bien herë pas here. Sipas të njejtit burim, në anijet me konteinerë dhe skrap, përpunimi ka vijuar me ndërprerje të vogla edhe gjatë natës së kaluar. Aktualisht drejtimi i erës po ndryshon nga jugu drejt perëndimit dhe forca e saj gradualisht ka rënë.
Shqipëria sot është përshirë nga një mot me shi dhe temperatura të ulëta. Në shumë zonë në Tiranë pati dhe reshje breshëri. Ndërkohë në Durrës që në mëngjes i gjithë qyteti është përfshirë nga shiu dhe era duke shkaktuar dhe probleme me linjat e tragetit në port. Nga IGJEUM bëhet me dije se temperaturat do vijojnë të jenë të ulëta dhe në ditët në vijim.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Përmbytet Durrësi/ Rrugët e qytetit mbushen me ujë, probleme në qarkullimin e mjeteve (VD)
Durrës- Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu në qytetin e Durrësit, ku si pasojë janë përmbytur disa rrugë në qyte...
Zbulohet “Pacienti 1” me koronavirus/ Shkoi dy herë në spital dhe infektoi dy anestezistët, gabimi që bëri spitali ital
ITALI – Kryeministri italian, Giuseppe Conte pas përhapjes së koronavirusit në vend deklaroi se shkak për këtë është bërë një spital në Itali që nuk ka zbatuar ...
Tre kandidatët për në Gjykatën e Lartë dalin para KLGJ-së: Do zgjidhim situatën me dosjet
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar sot intervistat me tre kandidatët për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë. KLGJ për më shumë se dy orë ka ...
“E ke pasur drejtoreshë”, Fahri Balliu debat me Auron Taren për Nexhmije Hoxhën: Akulloret e saj dhe të Enverit i ke ngr
TIRANË- Mesditën e djeshme është ndarë nga jeta e veja e diktatorit Enver Hoxha. Kjo temë ka shkaktuar debate në studion e emisionit “Opinion”, ku historia...
12 viktima dhe 456 të infektuar nga koronavirusi në Itali, Lombardia zona më e prekur
ITALI– Në Itali numri i të prekurve nga Koronvirusi ka shkuar në 456 ndërsa të vdekur janë 12 në të gjithë Italinë. Lajmi është bërë me dije në një konferencë p...
Policia arrestohen 26-vjeçarin në Durrës, i sekuestron pistoletë ‘TT’ dhe municione luftarake
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 26-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me një armë pa leje. Sipas një njoftimi nga blutë e Durrë...
Coronavirusi/ Sa do të zgjasë epidemia në Itali?
ITALI– Koronavirusi mund të jetë bashkëjetuesi jonë për disa muaj, deri sa të rriten temperaturat. Nxehtësia e pranverës mund të na ndihmojnë. “Rastet do të vaz...
Udhëtonin me makinën plot me drogë/ Arrestohen 3 persona në Gramsh, Policia iu sekuestron edhe makinën
Gramsh-Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona në Gramsh, përkatësisht V. P., 31 vjeç, N. B., 44 vjeç dhe Xh. K., 29 vjeç pasi gjatë kon...
Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Fatmir Kolecaj tentoi të vetëvritej në burg, shfaqi probleme të shëndetit mendor
Rrëshen- Detaje të reja kanë dalë vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ngjarje kjo që ndodhi dy ditë më parë, ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij dh...