Aktualitet

12 viktima dhe 456 të infektuar nga koronavirusi në Itali, Lombardia zona më e prekur

27 Shkurt 2020, 08:06 Nga DOSJA
12 viktima dhe 456 të infektuar nga koronavirusi në Itali, Lombardia

ITALI– Në Itali numri i të prekurve nga Koronvirusi ka shkuar në 456 ndërsa të vdekur janë 12 në të gjithë Italinë. Lajmi është bërë me dije në një konferencë për shtyp nga Angelo Borrelli, kreu i agjencisë së mbrojtjes civile në Itali.

Të tre rastet e të infektuarëve me koronavirus në Romë tani janë rikuperuar, tha Borrelli. Ndër të tjera ai ka dhënë edhe detaje të reja në lidhje me statistikat e deritanishme. Sipas tij gjysma e rasteve pozitive nuk kanë nevojë që të shtrohen në spital, ndërsa katër nga pesë të prekur kanë vetëm simptoma të lehta.

Më shumë se gjysma e rasteve të viktimave dhe të të prekurve janë regjistruar në rajonin verior të Lombardisë.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 07:54

Coronavirusi/  Sa do të zgjasë epidemia në Itali?

ITALI– Koronavirusi mund të jetë bashkëjetuesi jonë për disa muaj, deri sa të rriten temperaturat. Nxehtësia e pranverës mund të na ndihmojnë. “Rastet do të vaz...