Aktualitet

Tre kandidatët për në Gjykatën e Lartë dalin para KLGJ-së: Do zgjidhim situatën me dosjet

27 Shkurt 2020, 08:18 Nga DOSJA
Tre kandidatët për në Gjykatën e Lartë dalin para

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar sot intervistat me tre kandidatët për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë. KLGJ për më shumë se dy orë ka pyetur kandidatë për vizionin e tyre dhe ka vlerësuar përvojën që ata kanë ndër vite. Kandidatët për anëtarë në për t’u bërë gjyqatarë të lartë janë: Sokol Sadushi është i përzgjedhur si kandidat për profilin administrativ; Ervin Pupe është përzgjedhur në profilin civil dhe Ilir Panda është përzgjedhur në profilin penal. Të tre kandidatët gjatë intervistës së tyre kanë vënë theksin në problemin e Gjykatës së Lartë që janë dosjet e cila janë stok. Ata janë shprehur se ka një zgjidhje për të rregulluar këtë situatë që janë grumbullimi i dosjeve dhe vendimet unifikuese.

Në përfundim të këtij procesi, Këshilli do të kryejë vlerësimin dhe pikëzimin përfundimtar të tre kandidatëve jogjyqtarë, nga katër pozicione që janë gjithësej dhe do t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e tyre gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. KLGJ pritet që të japë njotim për procesin e zhvilluar sot e më tej kandidatët të meërohen në Gjykatën e Lartë.

PROCESI

Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor emrat e kandidatëve do të dërgohen në Presidencë dhe brenda 10 ditësh duhet të bëhet emërimi i tyre. Nëse institucioni i Presidentit nuk bënë emërimin brenda 15 ditëve, atëherë kandidati shpallet i emëruar.

SITUATA NË GJL

Që pas nisjes së Reformës në Drejtësi dhe procesit të Vettingut, Gjykata e Lartë nuk është funksionale. Tashmë ky institucion ka vetëm një anëtarë që është Ardian Dvorani, edhe pse mandati i tij ka disa vite që ka mbaruar. Në Gjykatën e Lartë nurmi i dosjeve për gjykim është mbi 30 mijë dhe çdo ditë dorëzohen çështje të reja.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin pupe gjykata e lartë ilir panda kandidatët për gjykatën e lartë sokol sadushaj ervin pupe gjykata e lartë ilir panda kandidatët për gjykatën e lartë sokol sadushaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 07:54

Coronavirusi/  Sa do të zgjasë epidemia në Itali?

ITALI– Koronavirusi mund të jetë bashkëjetuesi jonë për disa muaj, deri sa të rriten temperaturat. Nxehtësia e pranverës mund të na ndihmojnë. “Rastet do të vaz...