Aktualitet

27 Shkurt 2020, 08:54 Nga DOSJA

DURRËS– Rruzhdi Tosuni, burri që vrau gruan e tij ditën e djeshme në Durës ka pranuar krimin dhe është shprehur se është penduar për atë që ka bërë. Tosuni është rrëfyër para policisë dhe ka thënë se gjithçka ka nisur për punën e dyqanit e më pas kishin debatuar me njëri-tjetrin.

Gjithçka ndodhi në dyqan, ku ai qëlloi me një metër metalik dhe pasi konstatoi se bashkëshortja kishte ndërruar jetë, 63-vjeçari mbylli qepenin dhe shkoi bleu te dyqani përballë një paketë cigare. Pasi është kthyer, ka hyrë në farmacinë pranë biznesit duke vënë në dijeni të pranishmit se kishte vrarë gruan.

Policia e ka arrestuar dhe pasi e ka dërguar në Komisariat e ka marrë në pyetje dhe 63-vjeçari mësohet të ketë thënë se gruaja ia kishte sjell shpirtin në majë të hndës. “Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”. Më pas, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Hetimit të Krimit, Ruzhdiu ka deklaruar se konflikti ka nisur pasi bashkëshortja i kishte kërkuar llogari pse ishte vonuar dhe kishte pirë. Jam shumë i tronditur, mbaj mend që më tha pse u vonove, pse ke pirë. Kaq mbaj mend. Aty llaf pas llafi situata më doli jashtë kontrollit dhe e qëllova me metrin metalik, me cilin matim materialet që shesim. Nuk doja ta vrisja. Jam shumë i penduar dhe më vjen shumë keq”, ka deklaruar ndër të tjera Ruzhdi Tosuni.

Krimi i rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Durrësit, ku një burrë ka qëlluar bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh. Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, ka qëlluar me levë, të shoqen Hajdie Tosuni, 59 vjeçe. Krimi ndodhi në një zonë të populluar në tregun e qytetit bregdetar. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne durres ruzhdi tosuni burri vret gruan ne durres ruzhdi tosuni

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 07:54

Coronavirusi/  Sa do të zgjasë epidemia në Itali?

ITALI– Koronavirusi mund të jetë bashkëjetuesi jonë për disa muaj, deri sa të rriten temperaturat. Nxehtësia e pranverës mund të na ndihmojnë. “Rastet do të vaz...