Aktualitet

“E ke pasur drejtoreshë”, Fahri Balliu debat me Auron Taren për Nexhmije Hoxhën: Akulloret e saj dhe të Enverit i ke ngr

27 Shkurt 2020, 08:12 Nga DOSJA
“E ke pasur drejtoreshë”, Fahri Balliu debat me Auron Taren

TIRANË- Mesditën e djeshme është ndarë nga jeta e veja e diktatorit Enver Hoxha. Kjo temë ka shkaktuar debate në studion e emisionit “Opinion”, ku historianë dhe analistë janë përplasur me njëri-tjetrin. Ishte Auron Tare që është përfshirë në një debat me Fahri Balliun. Auron Tare tha se pas vdekjes së Enver Hoxhës, elita komuniste solli në pushtet skalionin e dytë komunist, duke përmendur këtu edhe emrin e botuesit Fahri Balliu, për të cilin tha se Nexhmijen e ka patur drejtoreshë dhe e njihte.

Nga ana tjetër Balliu reagoi menjëherë duke mohuar këto pretendime dhe i ka përmendur Auron Tares një takim që ka patur në zyrë me një shqiptaro-amerikane dhe që kjo e fundit i theu fotografinë e Enver Hoxhës që mbante të varur në mur.

Auron Tare: Si Nexhmija si ata të tjerët, pra grupi që ishte pas vdekjes së Enverit, sigurisht me parjen çfarë ndodhi në Rumani me Çausheskun, morën masa për të sjellë në pushtetin e rrëzuar, skalionin e dytë komunist. Dhe po të shikosh, të gjithë ata që drejtuan në përgjithësi lëvizjen të quajtur demokratike pas ’91, vinin nga skalioni i dytë i komunizmit. Për shembull, dhe z.Balliu këtu e njeh mirë Nexhmijen se e ka pasur drejtoreshë. Zëri i Popullit ka qenë pjesa e…

Fahri Balliu: Unë s’e kam pasur asnjëherë drejtoreshë. Gazetarët e kulturës janë gazetarë të kulturës dhe s’kishin lidhje me atë. Por ti mund të kujtosh fare mirë kur kishe zyrën në Sarandë dhe të erdhi ajo shoqja shqiptaro-amerikane dhe të gjeti në zyrë portretin e Enver Hoxhës dhe ta theu, se ti e kishe me xham. Dhe ti u mërzite. Ke dhe babanë që mban arkivolin e Enver Hoxhës, kur po del nga jashtë i veshur me uniformë. Tani po të duash ke dhe të tjera. Kështu që ajo nuk ka lidhje me këtë që thua ti. Librin kundër Nexhmijes e kam shkruar unë. Ato akulloret e Nexhmijes dhe të Enverit i ke ngrënë ti dhe vazhdon ti hash në atë parti që je.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare fari balliu nexhmije hoxha vdes nexhmije hoxha auron tare fari balliu nexhmije hoxha vdes nexhmije hoxha

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 07:54

Coronavirusi/  Sa do të zgjasë epidemia në Itali?

ITALI– Koronavirusi mund të jetë bashkëjetuesi jonë për disa muaj, deri sa të rriten temperaturat. Nxehtësia e pranverës mund të na ndihmojnë. “Rastet do të vaz...