Aktualitet

VIDEO/ Shqipëria përfshihet nga moti i keq, reshjet pritet të zgjasin gjatë gjithë ditës. Pezullohen lundrimet në Durrës, Vlorë e Sarandë

Shqipëria sot është përshirë nga një mot me shi dhe temperatura të ulëta. Në shumë zona në Tiranë pati dhe reshje breshëri. Ndërkohë në Durrës që në mëngjes i gjithë qyteti është përfshirë nga shiu dhe era duke shkaktuar dhe probleme me linjat e tragetit në port. Nga IGJEUM bëhet me dije se temperaturat do vijojnë të jenë të ulëta dhe në ditët në vijim.
Featured image of article: VIDEO/ Shqipëria përfshihet nga moti i keq, reshjet pritet të zgjasin gjatë gjithë ditës. Pezullohen lundrimet në Durrës, Vlorë e Sarandë Dallgët në det në Vlorë, Sarandë dhe Durrësit

TIRANË- Tirana dhe disa qytete të tjera në vend janë është zgjuar me një mot të vranët dhe me reshje shiu e breshëri që do të zgjasin gjatë gjithë ditës. U deshën vetëm pak minuta breshër i dendur dhe shumë rrugë në Tiranë janë zbardhur, sikur të kishte rënë dëborë.

Siç shihet nga foto dhe video, breshëri ka zbardhur disa rrugë në kryeqytet. Por reshjet duket se do vijojnë edhe gjatë ditës dhe temperaturat do jenë disi të ulëta. Në një njoftim IGJEUM bën me dije se në lartësinë 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Nga ana tjetër mësohet se Durrësi ka pasur probleme të shumta, ku janë shtyrë disa lundrime me traget. 

“Sipas informacioneve mësohet se dita e sotme në të gjithë vendin do jetë me reshje shiu dhe temperatura të ulëta. Deri në orët e mesditës së sotme reshjet e shiut me intensitet deri mestar do të mbeten prezente në të gjithë territorin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Breshëri në Tiranë

Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullëshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen: vendet malore 2°C deri në 6°C, vendet e ulëta 4°C deri në 10°C, vendet bregdetare 5°C deri në 10°C”, shkruhet në njoftimin e IGJEUM për parashikimin e motit. 

(A.B. Dosja.al)

  • 15:09

    Reshje dëbore në qarkun e Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike (FOTO)

    Dëbora në qarkun e Elbasanit

    Vendi ynë është përfshirë këtë mëngjes nga reshje shiu dhe dëbore, si dhe ulje temperaturash në vendet malore. Reshje dëbore janë regjistruar në Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas. Po ashtu dëbora ka mbuluar zonën e Gjinarit e Zanalinës në Elbasan.Në rrethin e Librazhdit reshje të dendura dëbore kanë mbuluar Steblevën, ku trashësia arrin 30 cm, ndërsa aksi Librazhd-Peshkopi kalohet me zinxhirë.Reshje dëbore ka në Rrajce e Sopot të Prrenjasit. Në disa fshatra të Librazhdit dhe Përrenjasit është shkëputur energjia elektrike, për shkak të erës së fortë.

  • 11:47

    Rrugët mbulohen nga dëbora, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, po punohet për shpërndarjen e kripës

    Në disa zona të vendit përveç reshjeve të shiut, ka rënë dhe dëborë. Autoriteti Rrugor Shqiptar shkruan se në të gjitha të gjitha akset qarkullimi vijon normalisht. Më tej në njoftim shtohet se kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore përgjatë orëve të para të mëngjesit.

    Makina duke shpërndarë kripë

    “📌Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore 🌨️ në veri dhe juglindje të vendit. 👉Kontraktorët kanë qenë në gatishmëri me punëtorë 👨🔧 dhe mjete 🚜 Në të gjitha akset qarkullimi vazhdon normalisht 🛣Në rrugën e Dardhës po punohet për pastrimin dhe e shpërndarjen e kripës.

    Rruga e mbuluar me dëborë

    Kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore në km 8-14 përgjatë orëve të para të mëngjesit. ️Përdoruesit e mjeteve 🚘të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore. #UdhëtoniTëSigurt #RrugëtKombëtare #PërShqipërinëQëDuam”, shkruan ARRSH.

  • 11:15

    Mot i keq dhe në Vlorë e Sarandë, ndalohet lundrimi i peshkarexhave. Dallgët deri në 6 ballë

    Probleme të shumta nga moti janë shkaktuar sot në Vlorë dhe Sarandë. Sipas informacioneve mësohet se prej ditës së djeshme janë pezulluar lundrimet për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit.

    Dallgët në det në Vlorë e Sarandë

    Shkak është bërë era e fortë e drejtimit jug-perëndim me forcë të madhe. Pezullimi i lundrimit është bërë me urdhër të kapitenerisë së Vlorës e cila bën thirrje që mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit të sigurohen siç duhet në portin e ankorimit.

    Bëhet bëhet me dije se forca e detit shkon në 4 ballë në gji dhe 5 deri në 6 ballë në det të hapur. Gjithashtu dallgët i kalojnë 2 metra lartësi në det të hapur. Edhe Saranda është zgjuar me erëra të forta mëngjesin e sotëm dhe nga moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi ne linjat Sarandë-Korfuz.

  • 10:05

    Moti i keq përfshin Durrësin, Autoriteti Portual Durrës: Ka vonesa në linjat e tragetit Durrës-Bari

    Moti i keq ka përfshirë dhe Durrësin, duke shkaktuar probleme në transportin e mallrave dhe njerëzve në rrugë detare. Në një njoftim për mediat nga Autoriteti Portual Durrës, bëhet me dije se ka vonesa në linjat e trageteve të linjës Durrës-Bari.

    Më tej shtohet se në dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit. Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbërritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Moti i paqëndrueshëm nuk ka ndikuar në përpunimin e anijeve tregtare.

    Pamje nga porti i Durrësit

    NJOFTIM I PLOTË

    Dy tragetet e linjës Durrës – Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot në mëngjes nga porti i Durrësit. Sipas burimeve nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, tragetet “Bari” dhe “AF Marina” u nisën sot rreth orës 7.30 drejt portit të Barit. Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.

    Pamje nga porti i Durrësit

    Aktualisht në portin e Durrësit po përpunohen 5 anije, një pjesë e të cilave vazhdojnë të shkarkohen megjithë reshjet, që bien herë pas here. Sipas të njejtit burim, në anijet me konteinerë dhe skrap, përpunimi ka vijuar me ndërprerje të vogla edhe gjatë natës së kaluar. Aktualisht drejtimi i erës po ndryshon nga jugu drejt perëndimit dhe forca e saj gradualisht ka rënë.

  • 9:46

    Përmbytet Durrësi/ Rrugët e qytetit mbushen me ujë, probleme në qarkullimin e mjeteve (VD)

    Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin. Gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu në qytetin e Durrësit, ku si pasojë janë përmbytur disa rrugë në qytet. Kjo situatë ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e njerëzve.

Shto Koment