Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Fatmir Kolecaj tentoi të vetëvritej në burg, shfaqi probleme të shëndetit mendor
27 Shkurt 2020, 07:17Nga DOSJA
Rrëshen- Detaje të reja kanë dalë vrasja e dyfishtë në Rrëshen, ngjarje kjo që ndodhi dy ditë më parë, ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij dhe vëllain e saj, përkatësisht Esmeralda dhe Vladison Filopati. Mësohet se Fatmir Kolecaj, i cili ende është në arrati, ka tentuar të vrasë veten në kohën kur ishte i burgosur në burgun e Shënkollit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 12 shtatorit të vitit 2017-të, teksa ai vuante dënimin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Policia njoftoi se Kolecaj u vetëplagos me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale. Ai mori mjekim në spitalin e Traumës.Po kështu, Kolecaj kishte shfaqur edhe probleme të shëndetit mendor.
Mbërmjen e 25 shkurtit në Rrëshen, Fatmir Kolecaj nxori armë dhe vrau ish-bashkëshorten dhe vëllain e saj, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat kohët e fundit nuk kanë lënë autorin që t’i shikonte ata.Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka vënë 5 milionë lekë dëmshpërblim për këdo që jep informacion për autorin.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Tirana dhe disa qytete të tjera në vend janë është zgjuar me një mot të vranët dhe me reshje shiu e breshëri që do të zgjasin gjatë gjithë ditës. U...
Tiranë– Mjeku infeksionist Gent Stroni ka ngritur shqetësimin e infektimit të stafit të spitalit të Infektivit nga koronavirusi. Sipas tij mjekët janë të ...
Shqipëri-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualiteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al ...
ITALI– Një grua e infektuar me koronavirus ka sjellë në jetë një bebe të shëndetshme. Ngjarja ka ndodhur në Itali, në Piacenza. Këshilltari rajonal për Sh...
TIRANË– Shqipërinë e pret një mot i ashpër me erë të fortë dhe me temperature të ulëta. Sipas “Meteoalb”, kushtet atmosferik në vendin tonë pritet të përke...
DURRËS– Një përplasje ka ndodhur mes tre trageteve në Portin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, teksa trageti A/F...
Në kulmin kur klima e biznesit është në momentin më të vështirë, institucionet shqiptare vijojnë të rëndojnë pozitat ndaj prodhuesve të vendit. I tillë është ra...
ITALI-Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar ditën e djeshmë nga policia italiane, në Reggio Emilia, pasi ata mbanin doza kokaine në çakmak, në ven...