Aktualitet

Policia arrestohen 26-vjeçarin në Durrës, i sekuestron pistoletë ‘TT’ dhe municione luftarake

27 Shkurt 2020, 07:57 Nga DOSJA
Policia arrestohen 26-vjeçarin në Durrës, i sekuestron

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot një 26-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me një armë pa leje. Sipas një njoftimi nga blutë e Durrësit, bëhet me dije se të riut i është sekuestraur një armë zjarri, municion luftarak dhe kapele me mbishkrimin Policia. Më tej shtohet se arma ishte e llojit “TT” dhe shtetasi G.M. rrezikon deri në 7 vite.

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, municion luftarak dhe kapele me mbishkrimin policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me arnë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. M., 26 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “TT”, disa fishekë, si dhe 2 kapele me mbishkrimin policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikm të dokumenteve’”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje arrestohet 26 vjecari policia durres armembajtje pa leje arrestohet 26 vjecari policia durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 07:54

Coronavirusi/  Sa do të zgjasë epidemia në Itali?

ITALI– Koronavirusi mund të jetë bashkëjetuesi jonë për disa muaj, deri sa të rriten temperaturat. Nxehtësia e pranverës mund të na ndihmojnë. “Rastet do të vaz...