Aktualitet

Anita Jella doli e pastër nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin: Për të tre kriteret kemi rezerva

25 Shkurt 2020, 14:42 Nga DOSJA
Anita Jella doli e pastër nga KPK, Komisioneri Publik ankimon vendimin:

TIRANË- Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella. Në një njoftim bëhet me dije se për të tria kriteret e rivlerësimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, në rastin konkret dhe të ligjit të zbatueshëm, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundër me KPK-në dhe shton se vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Më tej Komisionieri Publik shton se ndan të njëjtin qëndrim me rekomandimet e ONM-së dhe kërkojnë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të trajtojnë në kohë kërkesën e tyre. Vendimi i Komisionerit Publik është paraprië nga një opinion i ONM-së, që kërkoi rivlerësim për prokuroren. 

NJOFTIMI I PLOTË

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 221, datë 10.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Anita Jella, me funksion prokurore/Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. Nisur nga parashikimi i nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës dhe aneksit të saj, konsiderojmë se, ndryshe nga sa disponon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të tria kriteret e rivlerësimit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, në rastin konkret dhe të ligjit të zbatueshëm, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisioneri Publik, pasi vlerësoi të drejtë dhe ndan të njëjtin qëndrim me rekomandimin e ONM-së, gjetjen dhe opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të mundësojë trajtimin e këtij ankimi me prioritet në kohë, si dhe në zbatim të nenit 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr. 84/2016, dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 221, datë 10.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Jella.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/ Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella, por e dërgoi atë për procedim disiplinorë dhe kërkoi që problemet në dy dosje, përfshi hetimet në Kadastrën e Durrësit të merreshin parasysh në vlerësimin profesional vjetor. Procesi i vetingut për Jellën u krye nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Etleda Çiftja. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs. Çështja për të cilën Jella u referua për procedim disiplinorë duket se ka të bëjë me hetimin ndaj një personi të dyshuar për mbajtje narkotikësh. Jella kishte pushuar çështjen pasi të dyshuarit nuk i ishte gjetur drogë. Por vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, gjatë seancave në KPK, këmbënguli që hetimi ishte i cekët në këtë rast.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anita jella komisioneri publik kpk konfirmon në detyrë anita jella anita jella komisioneri publik kpk konfirmon në detyrë anita jella

Sondazh

Poll