Bota

Zgjerohet harta e të prekurve me koronavirus në Itali, një person i infektuar zbulohet në jug të vendit

25 Shkurt 2020, 08:29 Nga DOSJA
Zgjerohet harta e të prekurve me koronavirus në Itali, një person

ITALI– Koronavirusi po përhapet në Itali. Pas pjesës veriore të vendit, ku deri tani kanë humbur jetën 7 persona dhe 231 të prekur, duket se autoritetet nuk kanë mundur ta izolojnë virusin. Sipas agjencisë ANSA, mësohet se një turist nga Bergamo që ishte prekur nga koronavirusi është zbuluar në Palermo.

Më tej kjo media shkruan se turisti është shtruar në spitalin Cervello për kontrolle, pasi tregoi simptoma të gripit dhe rezultoi të ishte pozitiv me koronavirus. Ky është rasti i parë i koronavirusit i gjetur në Italinë Jugore dhe ka shtuar alarmin e autoriteteve që nuk po arrijnë ta izolojnë.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 230. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll